Gjurma e memories
Nëse dikush do trokiste në dritaret gjysmë përdhese në via Marucelli në orën shtatë me tetë të mëngjesit, ne e dinim se për cilin bëhej fjalë. Nëse nuk përgjigjeshim, me hapjen derës pothuajse automatikisht do dëgjoheshin ca “të sharra të thekura” që, natyrisht, nuk i dëgjonim vetëm ne, në rrugicën qorre.
Zbriste shkallët e pakta dhe shfaqej para nesh një burrë i gjatë rreth të dyzet e pesave, i veshur me xhaketë, pulovër dhe xhins, zakonisht, me karakteristika të stisura bukur dhe me një mjekër të vogël të rrallë të mirëmbajtur, me fytyrë paksa të lodhur. Buzëqeshja e tij e pafajshme ndoshta do ta vinte në pozitë dikë që do përpiqej të zbulonte profesionin e tij pse edhe kollarja sa që e vinte sa për formë kalonte pa u venë re në figurën e tij.
Ishte Markua, prifti ortodoks nga Italia a Jugut, që hynte çdo herë në shtëpi me një ngarkesë prej grindaveci, ose pse agiografia që atë moment gjendej mbi kavaletë e kishte tejkaluar, sipas tij afatin e dorëzimit, ose sepse Spirua kishte kohë pa vajtur në Bolonjë, për të mbaruar muralet në kishën e Shën Vasilit, aty ku ai shërbente të dielave.
Pas pak ama nervat i binin, bëhej i këndshëm dhe i hapej oreksi për shaka.
Nga ajo kavaletë kaluan figurat kryesore të tempullit dhe unë pata rastin dhe fatin ta ndjek nga afër krijimin e çdo shenjtori në agiografi dhe të habitesha nga stadet e ndryshme të krijimtarisë dhe disiplinën shembullore të piktorit.
Kam ruajtur në memorie skicimin e konturit në mënyrë të paramenduar, karakteristikat e veçanta të çdo figure që e bënin veprën të ngjasonte, në një moment me një maketë anatomike, gati për mësimin e biologjisë. Dhe atëherë, në atë çast ngjethës, duhet ta pranoj, piktori fillonte dhe hapte mbi të vernikun e vezës, që oh, për çudi, unifikonte të gjitha skicat e veçuara, forma arrinte të përfitonte “lëkurën” e saj dhe me fletët e fundme të arit tek kurora e dritës ikona fitonte edhe personalitetin e saj.
Kur vepra përfundonte, vendin e saj në kavaletë e zinte një telajë e re dhe atëherë, sikur artisti shtypte thjesht një buton, fillonte të pikturonte diçka që shumë shpejt kuptohej se i përket një uniteti krejt tjetër të realitetit aplikativ.
Me udhëheqës një skicë të bërë me plumb, artisti në kuadrin e rreptë të figurave gjeometrike, shtronte ngjyrën e parë, në vijim një të dytë dhe paskëtaj ndalonte. Vente në kuzhinë, pinte pakëz verë, thithte gjysmën e cigareve të paketës dhe rrinte i heshtur për një periudhë të gjatë, si Epirot safi.
Mundet që në një moment ta zinte një e qeshur pse iu kujtua një hollësi nga një tregim i Nollës dhe befas, ngrihej dhe vinte në dhomën time për të më thënë: “Them t’ i shtoj një bezhë të lehtë”. Dhe duke vazhduar këtë procedurë, dalë e me ngadalë kompletoheshin ngjyrat mbi mushama.
Nuk e fshehu kurrë dashurinë e tij për minimalizmin dhe paraqitjen gjeometrike, i ndikuar nga Holandezi i madh Pjet Mondrian, që ma njohu edhe mua nga albumet, për tu bërë më pas një ndjekës fanatik i tij. Pika e nisjes së pikturës së Papaspiros në një shkallë të madhe e ka origjinën atje. Nga grekët do shtoja se pati një lloj ndikimi nga Jani Morali.
Në fillim, natyrisht që pyesja veten shpesh se si ka mundësi që të ishte kaq i natyrshëm dhe i kollajtë kalimi nga piktura kishtare, në këto sinteza të pastra gjeometrike. Duken si dy botë të papajtueshme njëra me tjetrën por me kalimin e kohës dallova elementë të përbashkët dhe procedurë të njëjte që thjesht transplantohej në një ambient tjetër aplikativ.
Disiplina e agiografisë me prezantimin konsekuent të saj kur hidhej në anën tjetër merrte formën e një kuadri gjeometrik. Domethënë në të dyja rastet ekzistojnë premisa, kushte kufizuese, diçka si shina, mbi të cilat artisti përpiqet të ravijëzojë udhën e vetë kreative. Vetëm se destinacionet, në mbërritje ndryshonin shumë nga njëra tjetra.
Dhe këtu “verniku” që arrinte të unifikonte çdo herë dy realitetet ishte thjesht vetë personaliteti i piktorit.
Spirua dallohet fort nga një lakonizëm natyral dhe nga përdorimi dorik i fjalës, në të cilën çdo koment i shkurtër i tij, pretendon dendësinë e një fjaleje të urtë. Të njëjtën gjë dallon dikush edhe në humorin e tij. Ky mekanizëm në shprehjen e tij përfundimtare që qëndron stoikisht përballë çdo lloji ekzagjerimi, lë gjurmë edhe në krijimtarinë e tij.
Duke operuar, çdo herë, më elementë të pakët dhe me lëvizje të kursyera mjeshtërore ja del të mbërrijë në një konkluzion përfundimtar që mund të jetë një fjalë e urtë në aplikacion.
Shoh kompozimet e tij të fundit që përbëjnë thelbin bazë të ekspozitës. Një fushë shahu uniforme ku ngjyra luan me intensitete të ndryshme nëpër disa katrorë, ndërsa disa të tjera mbeten bosh. Njëlloj si një gjurmë e memories, mendova për një çast tek po shkruaja këto rreshta, në të cilën duhet të përqendrohem tërësisht për të mos shkarë në halucinacionet e fantazisë.
Të memories me përzgjedhjet e veta, më intensitetet e ndryshme, me indiferencën dhe boshllëqet e saj.
Edhesa 03 dhjetor 2018
Vasilis Papas
Poet
Përqasje interpretative, 2019
Tekst i profesorit Nikos Psimenos në gazetën “Ipirotikos Agonas” më 13.3.1992 me rastin e çeljes së ekspozitës në Galerinë e Artit “Patsi” (Katsimitrou 4) 4-14 mars në Janinë.
Pyetje për artin dhe përgjigja nga Spiros Papaspirou
Publikut dhe gjithë neve që pyesim se çfarë tek e fundit është arti piktori Janiniot Spiros I. Papaspirou jep versionin e tij. Dhe përgjigja e tij, sado që mund të befasojë atë që ende nuk ka zbuluar ende ngopjen e tij estetike në pamjen e prezantimeve të shumanshme të bukurisë së trupit njerëzor apo të natyrës që na rrethon, është moderne dhe mbi të gjitha e ligjshme: Art është rimbulimi dhe prezantimi ikonik i thjeshtësisë së konturëve, që nxjerrin në pah ekuilibrin asimetrik, që është natyrshëm ekzistent, të trupave – të një thjeshtësie që prek në tërësi thelbin e elementeve, që ne na pëlqen zakonisht ta fshehim pas mureve të një morie hollësirash të personalizuara.
Dhe të mos e marrim si të mirëqenë se ky përcaktim me doemos do na udhëheqë në paraqitjen e veprave anikonike dhe vetëm: Shumica e veprave që ekspozon zoti Papaspirou në galerinë e njohur “Patsi”, paraqesin pamje të njohura të ambientit njerëzor dhe natyror, disa troç me realitet dhe disa të tjera të kamufluara ndën shumë kuptime.
Tek të parat rreshtojmë, për shembull: pamja e shtëpisë natën me derën të hapur dhe dritaren e ndriçuar, vepër e vitit 1979, dhe syprina e tavolinës së punishtes me kupën e vogël në anën e majtë, vepër e periudhës së fundit, tek të dytat: që nënkuptohen, takojmë gjithë ato vëzhgime të vazhdueshme dhe komplekse që ndahen në mënyrë të tej pashme në trupa të ngjyrosura, të cilat spektatori vizitor ftohet deri në një farë mase t’ i emërtojë në bazë të përmbajtjes që ai vetë zbulon në to.
Kështu që, në veprat, të cilat thjesht lenë të nënkuptohet përmbajtja e tyre, duket që në analizë të fundit janë ura që lidh me më sukses se veprat konkrete psikikën e autorit me atë të spektatorit vizitor të ekspozitës së tij. Mbi këtë të vërtetë gjen pa kurrfarë dyshimi të drejtën e saj edhe përgjigja e Papaspiros në pyetjen tonë se çfarë është arti, por edhe këmbëngulja e tij shumëvjeçare, për ta sjellë tek ne këtë përgjigje të thjeshtëzuar, bindëse, duke krijuar vepra, piktura por edhe skulptura që pa dyshim zgjerojnë horizontet e dyzimeve tona estetike.
Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon në “Technohoros”
Intervistuar nga ANNA DHEREKA
Bashkëbisedojmë me një krijues Janiniot, që ka “emigruar” me zotin Spiro Papaspirou. Piktor dhe pedagog njëkohësisht. Shkas për këtë bisedë, bëhet ekspozita e tij në galerinë e artit “Technohoros” në rrugën Zigomali 16.
Më pëlqen brezi që ai përfaqëson, por edhe grupi i krijuesve nga të gjitha fushat e artit që aktivizohet në këtë qytet.
- Papaspirou – Ju falënderoj për ftesën dhe gëzohem shumë edhe unë.
- Dhereka – Siç e kuptoni të gjitha janë ashtu, siç i rrëfen miku juaj, poeti nga Edhesa, Vasilis Papas, në parathënien e udhërrëfyesit të ekspozitës: “Spirua dallohet fort nga një lakonizëm natyral dhe nga përdorimi dorik i fjalës, në të cilën çdo koment i shkurtër i tij, pretendon dendësinë e një fjaleje të urtë. Të njëjtën gjë dallon dikush edhe në humorin e tij. Ky mekanizëm në shprehjen e tij përfundimtare që qëndron stoikisht përballë çdo lloji ekzagjerimi, lë gjurmë edhe në krijimtarinë e tij”.
Pra pak fjalë dhe të sakta! Kjo padyshim pasqyrohet dhe në veprën tuaj. Ekspozitë në “Technohoros” deri në fund të qershorit.
– Cila është shtysa që përcaktoi gjeografinë tuaj estetike, kulturën tuaj? Dimë për origjinën tuaj Epirote dhe kalimin nga Italia.
- Papaspirou – Pata fatin të qëndroj për pesë vjet në Florentinë, ku në të vërtetë, në mos përbën pjesën më të madhe të studimeve të mia, gjithsesi një pjesë e mirë e tyre, ishin jashtë auditorëve të shkollës. Në fakt ai qytet është një muze i hapur, por edhe me shumë muze reale. Është një ambient, që edhe po nuk vajte në shkollë jeton në mes të artit vetëm e vetëm duke shëtitur në rrugët e tij. Kjo është pozitive. Eksperiencë e madhe, e pa fund. Duke u kthyer ca më pas në kohë, ndikoi edhe vendlindja ime, natyrisht jo aq sa Florentina, por ka edhe ajo plot gjera pozitive që përcaktuan rrugëtimin tim të mëtejshëm. Por edhe një kalim në Athinë, pasi para se të shkoja në Itali studiova në Athinë. Nuk jam i sigurt ama se sa kjo është përcaktuese në atë ç’ ka do vijojë, domethënë se sa ndikon ambienti që të qarkon. Luan rol edhe eksperienca, pasi tashmë disponojmë më shumë informacion, më shumë imazhe se për sa ndodh, në Nju Jork, në hapësirat artistike ku ekziston mundësia që të mos shkojmë dot kurrë. Nuk e di, nuk…
- Dhereka – Nuk e kisha fjalën për informacionin, po për dijet që të ndryshojnë. Për ato të gjitha që prunë Papaspiroun, në ekspozitën: “Sipërfaqe në kolor – hapësira pa materie”.
- Papaspirou – Po hapësira pa materie! Ajo që thatë në fillim, unë nuk para ja them në fjalën prozaike. Tani e vërteta është se as në fjalën e shkruar jam i zoti fort. Ndoshta për këtë zgjodha rrugën e piktorit. Është e vështirë për mua ta shpjegoj se përse bëra atë apo këtë, ndoshta nuk ekziston shpjegim. Unë nuk e di arsyen se përse e bëra. Nëse do më duhej ta komentoja lirisht, ndoshta nuk do ta bëja. Thjesht do ta tregoja.
- Dhereka – Në një bisedë imagjinare, cilin do të preferonit të kishit përballë jush? Mondrianin, të supozojmë?
- Papaspirou – Po, kam një lloj debulese për të! (qesh). Gjithmonë, që në kohën e studentllëkut, më ka pëlqyer rreptësia gjeometrike e formave. Ndihesha keq kur, i ngucur nga nevojat e arsimimit tim, duhej të pasqyroja realitetin. E quaja diçka të pa nevojshme të tepërt. Ndoshta nuk është shumë e saktë kjo gjë, por mua nuk më tërheq rikrijimi në pikturë. Jam…
- Dhereka – Jeni pro artit konceptual?
- Papaspirou – Gjithë ato vepra që ekspozohen atje, nuk e kanë zanafillën tek predispozicioni im për të thënë diçka. Nuk dua të them asgjë. Thjesht bëj një përpjekje të kompozoj në hapësirë, në sipërfaqe, forma. Në këtë ekspozitë, u përpoqa të kompozoj edhe forma në hapësirë. Janë disa vepra të bëra me pleksiglas, ku sipërfaqja nga dy dimensionale, synon të bëhet tre dimensionale. Në një farë mase kjo arrihet. Tani, se çfarë do marrë vizitori nga kjo, nuk jam në gjendje ta di. Por mua kjo më kënaq. Dhe veprat pëlqehen, nuk besoj se ma thonë për të më bërë qejfin. Pëlqehet rezultati. Ngjyrat janë impresionuese, pllakat, ekziston aty një mori ngjyrash. Unë nuk kam synimin që doemos të them diçka. Spektatori, zbulon ama dhe më gëzon veçanërisht fakti që ai sheh në vepër gjëra që unë nuk i kam venë re. Ose më saktë nuk kisha synuar tek ato. Ndihem ngushtë kur më pyesin, “ç’ ke dashur të thuash me këtë?”. Ndaj përpiqem të shpjegoj pikërisht këtë, që unë nuk kisha për qëllim të thoshja as edhe një gjë. Është diçka që e ndjej brenda vetës dhe që del në kompozim. Përpiqem që disa rregulla që ravijëzojnë një kompozim, siç harmoninë, ngjyrat, t’ i respektoj me qellim që vepra të ruajë ekuilibrin e saj. Kjo është. Nuk kam asnjë predispozicion tjetër, veç krijimit. Dhe të tëra të jenë jo rikrijuese, përveç një vepre, që është unikale, në të cilin ekziston një gjysmë rreth dhe një kënd, të tjerat përmbajnë vetëm vija të drejta. Vepra: “Via Marucelli 12 Fi ‘76”. Është shtëpia gjysmë përdhese ku banonim bashkë me Vasil Pappanë. Me poetin që përmendem aty pari. Me bashkëvuajtësin domethënë. Në vitin ’76 krijova këtë gjysmë përdhese, tok me hënën që dallohej prej andej.
- Dhereka – Ekziston një skenë e filmuar, ku piktori i shquar i kohës, Mondrian – i, qëndron para një vepre të ekspozuar dhe lëshon një klithmë: “Nuk kuptoj asnjë gjë, por më pëlqen!”
- Papaspirou – Tamam kjo është. Nuk thonë asnjë gjë, por mua më pëlqejnë. Dhe pavarësisht nga kjo, gëzohem nëse spektatori thith mesazhe, të cilat mua as më shkuar nëpër mend. Predispozicioni im është, për sa i përket spektatorit, t’ i nguc interesin që ai të merret me të. Tani, nëse ai vëren nëpërmjet veprës time diçka tjetër, që unë nuk e zotëroj aftësinë ta shoh, kjo gjë më gëzon edhe më shumë.
- Dhereka – Pra, në një diskutim imagjinar me Mondrianin, çfarë do ta pyesnit?
- Papaspirou – Rrezik që të mos pyesja fare. Ndodh ajo që ju thashë edhe me mua. Përmes veprës së tij unë thitha informatat që më duheshin të thithja! Nuk besoj se do të kisha aq interesim sa që të diskutonim rreth saj. Do mund të flisnim për gjithçka tjetër. Në fakt është tejet e vështirë të flasësh për veprat e tua. Sidomos kur bëhet fjalë për aplikacion, bëhet fjalë për imazh. Ndaj admiroj historianët dhe kritikët e artit. Unë nuk e disponoj këtë aftësi.
- Dhereka – Këtë veti, doriken, ju ja dedikoni origjinës tuaj Epirotase?
- Papaspirou – Po! Miku im, poeti nga Edhesa, Vasilis Pappas, atje e atashon. Thotë se e folura ime është dorike, e prerë, lakonike dhe me humor specifik, unikal. Po, jam pak i çuditshëm, tuhaf. Tërësisht, në kuptimin e fjalës së urtë. Jam pak agresiv. E pranoj vetë. Por jo ama në aspektin dashakeq. Përpiqem t’ i turbulloj paksa ujërat. Mbroj pikëpamjen time, besoj tek ajo, jam edhe paksa kokëderr, si Epirot safi. Edhe në momentin që e kuptoj se kam gabuar do vazhdoj të këmbëngul në timen. Dëgjoj veç edhe të tjerët.
- Dhereka – Jam duke u menduar se nuk është hera e parë që diskutojmë për aktivitetin tuaj.
- Papaspirou – Janë mbi tridhjetë vjet, kalon koha. Më keni bërë një intervistë, me një kasetofon të vogël, nga ato që përdornin gazetarët e asaj kohe. Tani po më ringjallen imazhet!
- Dhereka – Kam përshtypjen se bëmë një bisedë, me rastin e përpjekjes që inicioi një grup njerëzish, të cilët ideuan krijimin e Qendrës së Arteve Aplikative në Janinë.
- Papaspirou – Po, ishim një ekip i mirë dhe kompakt që themeluam në atë kohë Qendrën e Aplikacionit të Bashkisë. Me rrezikun që edhe të harroj ndonjërin, le të tentojmë të rikujtojmë ata miq. Ishte Mihal Ikonomidhi, Maria Haxhiantoniou, Petros Behlis, Jorgo Smyri, e paharruara, e ndjera Artemis Maneka. Sigurisht që harroj dikë, por jo qëllimisht. Ishin ato vite krijuese shumë.
- Dhereka – Arkitektë, piktorë, skulptorë, aplikues të mirëfilltë, u bashkuan rreth këtij vizioni, krijimit të një Qendre të Arteve të Aplikuara, fara e të cilit së fundmi hodhi rrënjë, lulëzoi dhe ka vazhdimësi.
- Papaspirou – Po, me sa jam në gjendje të di, punon. Kjo është një diçka pozitive për qytetin. Tani po mbushet vendi me qendra aplikative edhe kjo natyrisht që është gjë e mirë. Por ne atëherë ishim avangarda. Ishte ca më pas Qendrës së Aplikacionit të Halqidhës, që e kishte krijuar zonja H. Mytara. Ishte një përpjekje e mirë, e cila natyrisht që dha rezultate, funksionon. Ishte epoka që ne punonim pa shpërblim për të. Këto gjera nuk bëhen me porosi. Ishin kohë të tjera. Ishin vitet e para të karrierës sime si arsimtar.
- Dhereka – Punuat shumë vite në arsim.
- Papaspirou – Po, kalova dhe nga mësimdhënia. Disa ja dalin, unë nuk munda të jem edhe pedagog edhe aplikues njëkohësisht. Tani, duke qenë se vajta dhjetë vjet që jam në pension të kondicionuar, (kondicioni ka të bëje me pagesën), domethënë jam pensionist pa pension, por kam shumë kohë të lirë. Vendosa t’ i hyj punës. Çela një ekspozitë në Athinë. E cila është e njëjta që u transplantua edhe këtu në Janinë. Shumica e kolegëve të mi munden të kombinojnë rolin e pedagogut me rolin e aplikuesit. Unë nuk mundem të ndahem në dysh. Nuk e kam këtë aftësi? Nuk e di. Ama tani që kam kohë të lirë, thashë qe të impenjohem. Fillova me këtë, që në esencë është një ekspozitë retrospektive. Vepra të vjetra në shumicën e tyre, të cilave u shtova në këtë lloj mënyre metaksotipinë, një teknikë që mua më shpreh tërësisht. Sepse unë jam i sipërfaqes pllakat. Metaksotipia është lloji që i përshtatet më shumë kësaj lloj pune. Janë vepra që nuk ekzistojnë fare, janë disa projekte që i kanë rezistuar kohës dhe kanë shpëtuar, ose ca të tjera që i transplantova për të formuar këtë unitet. Nëse do vizitojë dikush ekspozitën, do shohë dhe një vepër të kohërave të para, kur isha ende student në Athinë në vitin ‘73. Kanë kaluar 46-50 vite që atëherë. E cila është në të njëjtin drejtim dhe kahje, që kam edhe sot. Tani meqenëse u ktheva prapë në lemë do punoj që tani e tutje, tej kësaj retrospektive. Mendova që kjo është ekspozita e fundit dhe pastaj do heq dorë, por jam shumë i ri ende për t’ u dorëhequr, ndaj them se do vazhdoj.
- Dhereka – Të themi dhe dy fjalë për faktin e ndarjes mes mësuesisë dhe krijimtarisë aplikative që çon në një lloj dyzimi ata që mbarojnë një shkollë artesh dhe që u duhet të nxjerrin bukën e gojës.
- Papaspirou – Në këtë moment ka superprodhim edhe në këtë lemë. Në kohën time kishte shumë vende vakantë. Flasim për arsimin e mesëm. Nuk shkonin ata të “tarafit” tim, që ta shpreh kështu. I shmangeshin që të bënin mësuesinë. Ishin kohë të tjera. Bile mund të them se, disa kolegë, atë që shkonte për të nxjerrë bukën e përditshme nga arsimi dhe mësimdhënia, e rreshtonin tek artistët e dështuar, pse kish përfunduar atje. Tani druaj se është tej mbushur ambienti, ka shumë profesorë të arteve të aplikuara. Ekzistojnë dhe shkollat fillore tashmë dhe kjo është gjë e mirë. Deri në një farë mase natyrisht, sepse dhe shkollat fillore janë mbushur me specialitete të ndryshme. Po arrijmë në ekstremin tjetër. Gjithsesi tani ka plot pedagogë aplikues në arsim. Më parë, në kohën tonë domethënë, numëroheshin në gishtat e njërës dorë, por ama vërtetë në gishtat e njërës dorë. Pedagogët në qytetin e Janinës, ishin dy a tre. Dhe konkretisht. Janë të njohur. Thuajse të gjithë janë të vdekur. Jorgos Kazakos, Pavllos Vrelis, Manthos Papagjeorgjiou dhe nja dy të tjerë që nuk më bien ndër mend tani. Këta qenë.
- Dhereka – Pak, por me rezultate të shkëlqyera për qytetin. Nxorën në pah brezin e ri të artisteve të aplikacionit.
- Papaspirou – Pa dyshim. Shumë prej nesh që u shpërfaqem, ndoqëm këtë udhë falë atyre pedagogëve aplikatorë. Unë për vete, pata fatin të kisha në shkollën e Zosimesë, profesor Pavllo Vrelin. Pikërisht për këtë arsye, ndoqëm këtë drejtim. Sepse në rrugën tonë u gjet ai burrë. Ishte shumë pozitive kjo gjë.
- Dhereka – Nxitoj të vizitoj nën shoqërinë tuaj ekspozitën. Çfarë do më thoshit atje brenda? Apo atje është vendi ku ju do heshtni tërësisht?
- Papaspirou – Atje nuk do flisja fare! Pikës i ke renë! (qeshim). Po as ju nuk do të donit që t’ ju flas atje, besoj!
- Dhereka – Çfarë do të donit të nënvizonit për këtë ekspozitë që hap dyert pikërisht në vendlindjen tuaj?
- Papaspirou – Ajo që dua unë të theksoj, është se jam veçanërisht i gëzuar që u realizua kjo ekspozitë. Jo se nuk më pëlqeu ekspozita që u realizua në Athinë, por këtu më duket se u riktheva në vendin që linda, në vitet e fëmijërisë nëpërmjet kësaj dukurie, ekspozitës. Asgjë më shumë nuk mund të them. Ndihem bukur pse, takova, për shkak të saj, bashkënxënës që i pata njëkohësisht edhe miq e që kisha vite pa i parë, se, që i pata harruar nuk mund të them!
- Dhereka – Nuk keni tjetër atdhe të zemrës. Janina është vendi juaj. Me prindër pedagogë.
- Papaspirou – Lindur e rritur Janiniot. Të dy prindërit pedagogë. Bile gjithë familja jemi familje arsimtarësh. Sepse edhe motra është profesoreshë filologjie, nëna gjithashtu, profesoreshë filologjie, babai teolog dhe arsimtar, profesor edhe ai, dhe në vijim edhe unë arsimtar. Megjithëse nuk do ta zgjidhja atëherë. Këmbëngulja e prindërve, që të mos vdes për bukën e gojës. Nuk u pendova ama për rrugëtimin tim në arsim. Ishin vite shumë të bukura. Takoj tani, ish nxënës nga gjimnazi, liceu, ose nga Akademia Pedagogjike e Zosimesë, ose edhe nga katedra e edukatorëve të Universitetit ku dhashë mësim shumë vite ne katedrën e Edukatorëve për Kopshte dhe Çerdhe. Nga kjo pikëpamje jam shumë i kënaqur. Më pas domethënë, se në fillim më mbeti qejfi që nuk munda të isha në profesionin e lirë të aplikacionit, u mora me mësimdhënie, tani nuk mund të them se jam penduar.
- Dhereka – E pashmangshme, duhet që t’ ju ketë dëftuar për veten tuaj, procesi artistik, një të vërtetë që ju nuk e dinit. Sepse duke u mare me çdo lloj arti, nëpërmjet këtij procesi zbulojmë edhe veten tonë.
- Papaspirou – Po, sigurisht. Por, nëse do më kërkoni t’ ju them, se çfarë më mësoi e kam vështirë të përgjigjem. E sigurt që në gjithë këtë rrugëtim mësova shumë. Konkretisht, se kush janë ato, vështirë t’ i përcaktoj, sepse nuk e di, nëse nuk do kisha ndjekur këtë proces, ç’ është ajo që nuk do dija.
Është e gjithë procedura, në mësimdhënie në kohen më të shumtë dhe më pak nga aplikacioni. Nuk kam qenë përherë aq produktiv. Ndoshta se para se të punoj për diçka e mendoj gjatë, pavarësisht se nuk duket. Po të shikojë dikush një vepër timen, mund të thotë, “e ç’ është kjo, edhe unë e bëj”, por po ju them se ajo vepër është produkt i një pune të lodhshme pas një të menduari po aq të lodhshëm mbi këto katrorë. Ose siç thotë miku poet Vasili, “ngushëllim i të rreshtuarit të një ngjyrë pranë një tjetre”.
- Dhereka – U morët dhe me pikturën kishtare, agiografinë. Në pamje të parë, duket se ka një kontradiktë me aplikacionin, profesionin tuaj. Kontradiktë shprehëse them.
- Papaspirou – Por në të vërtetë nuk ka! Kështu duket në pamje të parë. Mes studimeve të mia jam diplomuar dhe si restaurator dhe mirëmbajtës i veprave të artit gjë me të cilën nuk u mora veçanërisht, nuk u mora fare hiç do të thoshja. Studiova tre vjet në kolegjin Dhoksiadhi restaurimin dhe pastaj vajta për specializim në Itali, për pikturë në dru dhe për pikturë në mushama. Në të cilën, po e përsëris, u obligova fare pak. Ato studime përfshinin dhe agiografinë. Në atë që si disiplinë e quanim, kopjim. E kufizonin veç tek agiografia. Që të jem i sinqertë në fillim nuk më tërhoqi fare. Por në vijim verifikova se sa pas dore është lenë Agiografia Bizantine. Konceptohet si shumë e stilizuar dhe artistikisht e varfër. Por nuk është ashtu. Atje mund të zbulosh që nga tendencat kubiste deri tek surealizmi në arte. Është një shkollë madhore, po ta vesh re. Tani natyrisht siç kalon çdo njeri, siç kalova edhe unë nga agiografia që bëja atëherë, (sepse u mora atë kohë, pikturova disa ikona për një kishë të Shën Vasilit në Bolonjë, si student atëherë. Një kishëzë që u ndërtua atje dhe kam përshtypjen që ekziston akoma) në atë lagje, çuditej shoku im i dhomës dhe i bënte përshtypje. Në tekstin që shkroi, ish shoku i dhomës tashmë, i referohej edhe se si shkrija bojërat në ikonë dhe se si pastaj merrja një vernik të trashë dhe përpiqesha t’ i unifikoja dhe se si pasi e realizoja këtë procedurë, në metrat katrorë që më përkisnin për të kaluar tek dora tjetër më duhej të konsumoja gjysmë pakete duhani!
– Ju falënderoj shumë! Jam pak i vështirë me intervistat. Ju jam mirënjohës që më ftuat!
Marrë nga gazeta “Neoi Agones”, e premte 05, e shtunë 06, e diel 07 Korrik 2019, numri i fashikullit 6377 dhe 6378, Janinë.
Hapësirë dhe sipërfaqe
Për Spiro Papaspiron ngjyra ka vlera të mëdha. Metaksotipitë e tij nyjëzohen me forma gjeometrike dhe sipërfaqe me ngjyrë të pastër. Është një artist i detajit, i kujdesit të veçantë, i përpunimit të rreptë të idesë fillestare, i provave të shumta dhe projekteve të pafundme. Vepra e tij lyp spektatorë të durueshëm dhe sentimentalë: ata që nuk do kënaqen me përshtypjen e parë, por që do kërkojnë ngacmimet që nuk dallohen me të parë një herë, ekuilibrat dhe harmoninë që janë aty por nuk këlthasin, eksperimentet aplikative që, megjithëse shprehen qartësisht, nuk ofrohen për një kontakt të shpejtë dhe indiferent.
Në pikturë, në artin tradicional të dy dimensioneve, iluzioni i realitetit ka pas pasur përherë rendësi të veçantë. Në mënyrë empirike ose duke u bazuar në parimet e matematikës, piktorët në shekuj paraqitnin botën ashtu siç e shikonin ose siç i konceptonin nëpërmjet kulturës vizuale ose perspektives “atmosferike”. Piktura ishte një rikrijim i realitetit. Në anën tjetër arti modern, ja dedikoi ngjyrës dhe jo hapësirës, rolin – gati ekzistencialist – mbizotërues në praktikën e pikturës.
Pos kësaj aplikacionet abstrakte shprehëse të shekullit të njëzetë, e shkëputën në mënyrë përfundimtare pikturën nga detyrimi i prezantimit të një teme të kapshme, sepse prezantoi mundësinë e paraqitjes së një skene apo të një historie që përshkruhet në një burim filologjik. Në gjysmën e dytë të shekullit sipërfaqe të tëra të lyera me një ngjyrë të vetme, pa përzierje, pa gradualitet koloriti, pa pretendimin, pa ju referuar realitetit, pa pretenduar të riprodhojë hapësirën tre dimensionale.
Papaspirou, e studioi këtë zhvillim të ecurisë historike të pikturës, siç edhe shumë artistë të tjerë të brezit të tij, që tashmë pranojnë pa asnjë lloj pikëpyetjeje dhe pa i perceptuar si hap novator në artin e tyre sipërfaqet monokromë dhe abstraksionin gjeometrik. Interesi në rastin e tij qëndron në faktin se tradita në fjalë shpërfaqet në veprën e tij e përpunuar nëpërmjet eksperiencës kërkimore personale.
Në metaksotipitë e Papaspiros format gjeometrike gëlojnë nga ngjyrat e pastra dhe sipërfaqja e aplikuar fiton dinamikë dhe intensitet nëpërmjet organizimit të trupave dhe përzgjedhjes së kujdesshme të tonëve. Asnjë iluzion nuk fshihet, asnjë tematikë që të kujton përfshirjen e botës materiale nëpërmjet shikimit nuk ekziston për të krijuar paralelizëm me realitetin. Megjithatë, autori shket nga kërkesat e abstraksionit monokromatik. Shfrytëzon metoda të shumanshme për të unifikuar hapësirën reale në sipërfaqet e tij ose për të krijuar hapësira nëpërmjet sipërfaqes.
Përsëritja e formave me tone të ndryshme për secilin, por ne të njëjtën ngjyrë, nëpërmjet një përzgjedhjeje të studiuar, strukturojnë sipërfaqe aplikative që ftojnë spektatorin të hulumtojë përmasat e hapësirës që krijohet nga prezenca ose dhe nga mos prezenca e tyre. Boshllëku, e bardha, nuk përbën vetëm idenë e sipërfaqes dy dimensionale ekzistuese, por edhe elementin strukturor të pejsazhit. Me të njëjtën mënyrë funksionojnë boshllëqet, në kundërshti me elementet tërësorë, në skulpturën moderne. Rasterizuar me tone të errëta ose në akrilikë metalike befasuese, ato krijojnë tensionin në sipërfaqet pllakate të ngjyrave.
Printimi në pleksiglas krijon një kusht të ndryshëm të përfshirjes së perceptimit dhe vëzhgimit. Sipërfaqet e errëta të ngjyrosura në materialin transparent, vendosja e veprës në distancë nga muri nëpërmjet volumit të kornizave ose printimi në sipërfaqe të në pas njëshme dhe ekspozimi i tyre në hapësirë, u ofrojnë veprave një dinamikë tjetër. Hapësira përfshihet falë hijes (dhe jo hijes fotografike, njohjes tipike të pikturës tradicionale) që krijohet sipas kushteve të ndriçimit rastësor, por edhe nga këndi i vëzhgimit. Format dy dimensionale fitojnë volum, të përditshëm dhe befasues, por produkt real të shikimit. Deri sa edhe një katror monokrom në një kompozim simetrik, i ndihmuar nga thellimi i kornizimit që krijohet vetvetiu, sajon falë ndriçimit katrorë dhe forma të tjera më të vogla të paparashikuara në dritëhijen natyrale në hapësirën reale.
Për gjithë këto arsye, për këto detaje të rëndësishme, vepra e Papaspiros pretendon një vëzhgim të kujdesshëm. Për të zbuluar sintezat eksperimentale të krijuesit, për të nxjerrë në pah dimensionin rastësor të ravijëzimit të hapësirës tre dimensionale në atë dy dimensionale, për të parë si komunikon sipërfaqja me thellësinë, jo medoemos e paramenduar në çdo detaj, por si rezultat i një përpunimi skolastik dhe të kompletuar.
Janinë më 18 nëntor 2018
Areti Adhamopulou,
Pedagoge plotësuese e Historisë së Artit
Shkolla e Arteve të Bukura,
Universiteti i Janinës
Vendi që na bashkon
23 artistë aplikativë nga Accademia di Belle Arti në Villa Bianca
Casa Bianca, Biblioteka publike e Selanikut adresa: Βασ. Όλγας 180 και Θεμ. Σοφούλη,
10 mars 27 prill 2017.
“Proemio” e Benvenuto Cellinit është shkëputur nga libri Jeta e Benvenuto Celinit, Fjorentinasit e Treguar nga vetë ai botimet Agra, 1985, përkthyes G. Leucakos, përkthimet metrike nga G Koropoulis, Nikos Loupis.
Sipërfaqe në kolor – hapësira pa materie. Ekspozita Retrospektive e Veprave të Spiros Papaspirou në galerinë “Technohoros”
Veprat e tij janë rezultat i një hulumtimi afatgjatë dhe përpjekjeve interpretative, nëpërmjet një pune të lodhshme personale, në përpunimin e materialeve, teknikave, mënyrave e metodave, në bazë të dialogut të brendshëm, frymëzimeve e ngacmimeve, studimeve shumëvjeçare, por edhe ndikimeve të ndryshme kulturore të vendeve, ambienteve dhe popujve gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë.
Një amalgamë e re aplikimesh depozitohet në leksarin morfologjik të arteve.
Spiros Papaspirou, piktor, gdhendës, agiograf, restaurator dhe pedagog arti me studime të kompletuara në institucione prestigjioze të Italisë, është prej vitesh mik dhe koleg i imi në të gjitha shkallët e arsimit. Dha mësim në Gjimnaz, në Lice, në Akademinë Pedagogjike Zosimea, në katedrën e Edukatorëve të Universitetit të Epirit, në Akademinë Kishtare të Vellasë. U transferua në Institutin Pedagogjik në pozicionin e Udhëheqësit Artistik.
Kërkues dhe largpamës, hulumtues dhe rezultativ, njohës i thellë i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë, i mësimdhënies, estetikës, historisë së artit, korrekt, i kujdesshëm dhe përherë i impenjuar në metologjinë e didaktikës dhe të procedurave profesionale, qëllimin, komentimin, vlerësimin dhe kritikën mbi veprat e nxënësve.
Përpunoi një disertacion me teza të nivelit të lartë, duke konsumuar kohë edhe vlera monetare, i cili për arsye të pashpjegueshme nuk u konfirmua dhe nuk u botua nga drejtuesi i ekipit hulumtues të Universitetit të Janinës.
Pinjoll prindërish pedagogë, i teologut Ioannis Papaspirou dhe i filologes Efterpi Frangu, i edukuar, i thjeshtë, i qetë dhe tejet i ndjeshëm në pikëpamjen e moralit social, krijoi familje me bashkëshorten e tij Sofia, greke me origjinë nga Egjipti dhe jeton në Athinë ku i biri studion për Filologji.
Por nuk e harroi kurrë vendlindjen, Janinën, tek e cila vjen shpesh, duke e nderuar, në vlerësimin e pavionit të “Technohoros” për të ekspozuar veprat e tij në retrospektivë, vepra më vlera të larta në përfshirjen fizike dhe metafizike me një përcaktim të kompletuar të titulluar: “Sipërfaqe në kolor – hapësira pa materie”. Materialet e përdorura nga autori janë letra, metaksotipia, pleksiglasi dhe fletët e arit.
Ruaj eksperiencën personale të zotësive të tij pasi kemi shërbyer bashkë në mënyrë produktive dhe rezultative në institucionet arsimore të lartpërmendura, ku organizuam dhe promovuam, me zell, laboratorë të pajisura plotësisht të aplikacioneve, (në Akademinë Pedagogjike Zosimaia, si dhe në Katedrën e Edukatorëve të Universitetit të Epirit).
Krijuesi është një personalitet multiselektiv, që hulumtoi dhe hulumton misterin e shprehjes në dimensionet reale të shpërfaqjes, duke përzgjedhur arketipizmin dhe simbolikën e formës dhe ngjyrës, si mjet parësor.
Kompozimet e tij përfshihen në një rrjet gdhendjesh ku mbizotëron ritmi, rregulli, ekuilibri, masa, simetria, poziviteti dhe ndjenja, logjika dhe ëndrra që të orienton në koloritin tonik të zgjon kujtesa të pikturës kishtare bizantine.
Është një kapërcim revolucionar rrezikimi i përzierjes së sipërfaqeve të kolorizuara në stereografinë e gdhendjes transparente prej pleksiglasi, ku trupa të organizuara paralelepipedësh, po transparentë, përfshijnë brenda vetës stadet kromatike si arketipa autonome në arkiva të sigurta, banesa transparente formash të papërpunuara.
Shikimi dhe vëzhgimi janë shumë stadesh edhe sferike sepse përjashtohet mundësia e një kthimi të lehtë dhe zhvendosjes së tyre kështu që format e mbyllura shndërrohen në seksione paralelepipedë të unifikuara.
Nuk është dyzimi i ikonës, por shumanshmëria olograme e sipërfaqeve gjeometrike të kolorizuara, të cilat u përkasin stadeve të ndryshme perpendikulare, që duken sikur përkunden, pasi lenë mes tyre hapësira që ndriçohen dhe errësohen në mënyrë harmonike sipas shpërndarjes dimensionale të tyre. Prekja loz rol të dorës së parë sepse nëpërmjet saj pëllëmba lëviz në mënyrë analoge mbi trupin transparent, duke ja nënshtruar asaj pretendimet e kuriozitetit të syrit.
Tërësia e veprës së Spiros Papaspirou nxjerr në pah me pak fjalë e në mënyrë sinoptike, më thellësi elegante, vlera të pastra të bazuara në harmoninë poliedrike, që diktohet nga thjeshtësia e mënyrës oligarkë dhe të vetë shënuar të formës në perfeksionin minimalist të saj.
Mihalis Ikonomidhis Pedagog Arti – Skulptor , Qershor 2019
Portart 2019
Një ekspozitë periodike për prezantimin e aktivitetit të artit aplikativ në Epir, organizuar nga Korporata e Antikiteteve të Thesprotisë në bashkëpunim më Unionin e Diplomantëve të Shkollave të Arteve të Aplikuara të Epirit në Muzeun Arkeologjik të Igumenicës në muajt qershor – shtator 2019.
Për të promovuar artin modern aplikativ në Epir, për herë të dytë Korporata e Antikiteteve të Thesprotisë në bashkëpunim më Unionin e Diplomantëve të Shkollave të Arteve të Aplikuara të Epirit, paraqet ekspozitën periodike Portart 2019, e cila përbën vijimësinë e ekspozitës homonime që u prezantua në Muzeun Arkeologjik të Igumenicës në muajt qershor – tetor 2017.
Njëzetë e nëntë artistë Epirotë takohen në Muzeun Arkeologjik të Igumenicës dhe nëpërmjet veprave të ekspozuara operojnë në zgjerimin dhe vazhdimësinë e dialogut aplikativ më publikun artdashës të qytetit, dhe që e ka nismën në qershorin e 2017 – ës.
Secili prej pjesëmarrësve, duke krijuar me teknika dhe materiale të ndryshme depoziton nëpërmjet veprës së tij propozimin e vet aplikativ dhe parashtron një varg pyetjesh që kërkojnë përgjigje në rrënjët e thella të estetikës dhe joshjes empirike të spektatorit, që do të dojë të shijojë me një vështrim kërkues përballë kësaj ekspozite dhe duke hulumtuar veprat të gjejë një shteg dhe një ravijëzim produktiv në kërkimet, kundërshtitë por edhe optikën personale të secilit.
Veprat, pavarësisht nga qëndrimi personal i çdo autori dhe kundërshtive stilistikore të secilit, formojnë kuadrin për një dialog të zgjeruar në aplikacionin modern në trevën e Epirit, lidhur me frymëzimet dhe përcjelljet e shumta të bregdetit dhe limanit që përbëjnë rrjetën e kompaktësimit të ekspozitës. Ky liman përmes monopateve optike të artit shënon pikënisjen dhe njëkohësisht ravijëzon edhe optimizmin e vazhdimësisë.
Falënderojmë nga zemra gjithë artistët – krijues që na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre në ekspozitën Portart 2019, me urimin që të këtë një rrugëtim të mbarë dhe të përbëjë një stacion të konsiderueshëm për fjalën aplikative dhe krijuesve që marrin pjesë në të.
Ioanis Houliaras
Arkeolog
Drejtues i Korporatës së Antikiteteve të Thesprotisë