Shënim Biografik

Spiros Papaspirou është lindur më 11 mars 1954 në Janinë. Studioi në   «K.Τ.A.» Korporata Teknologjike e Athinës (kolegji Dhoksiadhi) për Restaurim – Kopjim Veprash Arti (1973 – 1975). Nga viti 1975 deri më 1980 studioi për Restauro në Universita Internazionale del Arte të Florentinës si dhe për pikturë në Accademia di Belle Arte në studion e pr. Ciulietti (1935 – 2003). Punoi si pedagog në gjimnaze dhe lice, në Universitetin e Janinës, në E.A. Vellas dhe në Institutin Teknologjik të Epirit. Pas transferimit punoi në Institutin Pedagogjik si Udhëheqës Artistik i Botimeve. Ka organizuar një ekspozitë personale dhe ka marrë pjesë më shumë të tjera me bashkautorë. Është anëtar i Unionit të Arteve të Aplikuara të Greqisë. Jeton në Athinë.