Veprat e tij janë rezultat i një hulumtimi afatgjatë dhe përpjekjeve interpretative, nëpërmjet një pune të lodhshme personale, në përpunimin e materialeve, teknikave, mënyrave e metodave, në bazë të dialogut të brendshëm, frymëzimeve e ngacmimeve, studimeve shumëvjeçare, por edhe ndikimeve të ndryshme kulturore të vendeve, ambienteve dhe popujve gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë.

Një amalgamë e re aplikimesh depozitohet në leksarin morfologjik të arteve.

Spiros Papaspirou, piktor, gdhendës, agiograf, restaurator dhe pedagog arti me studime të kompletuara në institucione prestigjioze të Italisë, është prej vitesh mik dhe koleg i imi në të gjitha shkallët e arsimit. Dha mësim në Gjimnaz, në Lice, në Akademinë Pedagogjike Zosimea, në katedrën e Edukatorëve të Universitetit të Epirit, në Akademinë Kishtare të Vellasë. U transferua në Institutin Pedagogjik në pozicionin e Udhëheqësit Artistik.

Kërkues dhe largpamës, hulumtues dhe rezultativ, njohës i thellë i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë, i mësimdhënies, estetikës, historisë së artit, korrekt, i kujdesshëm dhe përherë i impenjuar në metologjinë e didaktikës dhe të procedurave profesionale, qëllimin, komentimin, vlerësimin dhe kritikën mbi veprat e nxënësve.

Përpunoi një disertacion me teza të nivelit të lartë, duke konsumuar kohë edhe vlera monetare, i cili për arsye të pashpjegueshme nuk u konfirmua dhe nuk u botua nga drejtuesi i ekipit hulumtues të Universitetit të Janinës.

Pinjoll prindërish pedagogë, i teologut Ioannis Papaspirou dhe i filologes Efterpi Frangu, i edukuar, i thjeshtë, i qetë dhe tejet i ndjeshëm në pikëpamjen e moralit social, krijoi familje me bashkëshorten e tij Sofia, greke me origjinë nga Egjipti dhe jeton në Athinë ku i biri studion për Filologji.

Por nuk e harroi kurrë vendlindjen, Janinën, tek e cila vjen shpesh, duke e nderuar, në vlerësimin e pavionit të “Technohoros” për të ekspozuar veprat e tij në retrospektivë, vepra më vlera të larta në përfshirjen fizike dhe metafizike me një përcaktim të kompletuar të titulluar: “Sipërfaqe në kolor – hapësira pa materie”. Materialet e përdorura nga autori janë letra, metaksotipia, pleksiglasi dhe fletët e arit.

Ruaj eksperiencën personale të zotësive të tij pasi kemi shërbyer bashkë në mënyrë produktive dhe rezultative në institucionet arsimore të lartpërmendura, ku organizuam dhe promovuam, me zell, laboratorë të pajisura plotësisht të aplikacioneve, (në Akademinë Pedagogjike Zosimaia, si dhe në Katedrën e Edukatorëve të Universitetit të Epirit).

Krijuesi është një personalitet multiselektiv, që hulumtoi dhe hulumton misterin e shprehjes në dimensionet reale të shpërfaqjes, duke përzgjedhur arketipizmin dhe simbolikën e formës dhe ngjyrës, si mjet parësor.

Kompozimet e tij përfshihen në një rrjet gdhendjesh ku mbizotëron ritmi, rregulli, ekuilibri, masa, simetria, poziviteti dhe ndjenja, logjika dhe ëndrra që të orienton në koloritin tonik të zgjon kujtesa të pikturës kishtare bizantine.

Është një kapërcim revolucionar rrezikimi i përzierjes së sipërfaqeve të kolorizuara në stereografinë e gdhendjes transparente prej pleksiglasi, ku trupa të organizuara paralelepipedësh, po transparentë, përfshijnë brenda vetës stadet kromatike si arketipa autonome në arkiva të sigurta, banesa transparente formash të papërpunuara.

Shikimi dhe vëzhgimi janë shumë stadesh edhe sferike sepse përjashtohet mundësia e një kthimi të lehtë dhe zhvendosjes së tyre kështu që format e mbyllura shndërrohen në seksione paralelepipedë të unifikuara.

Nuk është dyzimi i ikonës, por shumanshmëria olograme e sipërfaqeve gjeometrike të kolorizuara, të cilat u përkasin stadeve të ndryshme perpendikulare, që duken sikur përkunden, pasi lenë mes tyre hapësira që ndriçohen dhe errësohen në mënyrë harmonike sipas shpërndarjes dimensionale të tyre. Prekja loz rol të dorës së parë sepse nëpërmjet saj pëllëmba lëviz në mënyrë analoge mbi trupin transparent, duke ja nënshtruar asaj pretendimet e kuriozitetit të syrit.

Tërësia e veprës së Spiros Papaspirou nxjerr në pah me pak fjalë e në mënyrë sinoptike, më thellësi elegante, vlera të pastra të bazuara në harmoninë poliedrike, që diktohet nga thjeshtësia e mënyrës oligarkë dhe të vetë shënuar të formës në perfeksionin minimalist të saj.

Mihalis Ikonomidhis Pedagog Arti – Skulptor , Qershor 2019