Intervistuar nga ANNA DHEREKA

Bashkëbisedojmë me një krijues Janiniot, që ka “emigruar” me zotin Spiro Papaspirou. Piktor dhe pedagog njëkohësisht. Shkas për këtë bisedë, bëhet ekspozita e tij në galerinë e artit “Technohoros” në rrugën Zigomali 16.

Më pëlqen brezi që ai përfaqëson, por edhe grupi i krijuesve nga të gjitha fushat e artit që aktivizohet në këtë qytet.

  1. Papaspirou – Ju falënderoj për ftesën dhe gëzohem shumë edhe unë.
  2. Dhereka – Siç e kuptoni të gjitha janë ashtu, siç i rrëfen miku juaj, poeti nga Edhesa, Vasilis Papas, në parathënien e udhërrëfyesit të ekspozitës: “Spirua dallohet fort nga një lakonizëm natyral dhe nga përdorimi dorik i fjalës, në të cilën çdo koment i shkurtër i tij, pretendon dendësinë e një fjaleje të urtë. Të njëjtën gjë dallon dikush edhe në humorin e tij. Ky mekanizëm në shprehjen e tij përfundimtare që qëndron stoikisht përballë çdo lloji ekzagjerimi, lë gjurmë edhe në krijimtarinë e tij”.

Pra pak fjalë dhe të sakta! Kjo padyshim pasqyrohet dhe në veprën tuaj. Ekspozitë në “Technohoros” deri në fund të qershorit.

– Cila është shtysa që përcaktoi gjeografinë tuaj estetike, kulturën tuaj? Dimë për origjinën tuaj Epirote dhe kalimin nga Italia.

  1. Papaspirou – Pata fatin të qëndroj për pesë vjet në Florentinë, ku në të vërtetë, në mos përbën pjesën më të madhe të studimeve të mia, gjithsesi një pjesë e mirë e tyre, ishin jashtë auditorëve të shkollës. Në fakt ai qytet është një muze i hapur, por edhe me shumë muze reale. Është një ambient, që edhe po nuk vajte në shkollë jeton në mes të artit vetëm e vetëm duke shëtitur në rrugët e tij. Kjo është pozitive. Eksperiencë e madhe, e pa fund. Duke u kthyer ca më pas në kohë, ndikoi edhe vendlindja ime, natyrisht jo aq sa Florentina, por ka edhe ajo plot gjera pozitive që përcaktuan rrugëtimin tim të mëtejshëm. Por edhe një kalim në Athinë, pasi para se të shkoja në Itali studiova në Athinë. Nuk jam i sigurt ama se sa kjo është përcaktuese në atë ç’ ka do vijojë, domethënë se sa ndikon ambienti që të qarkon. Luan rol edhe eksperienca, pasi tashmë disponojmë më shumë informacion, më shumë imazhe se për sa ndodh, në Nju Jork, në hapësirat artistike ku ekziston mundësia që të mos shkojmë dot kurrë. Nuk e di, nuk…
  2. Dhereka – Nuk e kisha fjalën për informacionin, po për dijet që të ndryshojnë. Për ato të gjitha që prunë Papaspiroun, në ekspozitën: “Sipërfaqe në kolor – hapësira pa materie”.
  3. Papaspirou – Po hapësira pa materie! Ajo që thatë në fillim, unë nuk para ja them në fjalën prozaike. Tani e vërteta është se as në fjalën e shkruar jam i zoti fort. Ndoshta për këtë zgjodha rrugën e piktorit. Është e vështirë për mua ta shpjegoj se përse bëra atë apo këtë, ndoshta nuk ekziston shpjegim. Unë nuk e di arsyen se përse e bëra. Nëse do më duhej ta komentoja lirisht, ndoshta nuk do ta bëja. Thjesht do ta tregoja.
  4. Dhereka – Në një bisedë imagjinare, cilin do të preferonit të kishit përballë jush? Mondrianin, të supozojmë?
  5. Papaspirou – Po, kam një lloj debulese për të! (qesh). Gjithmonë, që në kohën e studentllëkut, më ka pëlqyer rreptësia gjeometrike e formave. Ndihesha keq kur, i ngucur nga nevojat e arsimimit tim, duhej të pasqyroja realitetin. E quaja diçka të pa nevojshme të tepërt. Ndoshta nuk është shumë e saktë kjo gjë, por mua nuk më tërheq rikrijimi në pikturë. Jam…
  6. Dhereka – Jeni pro artit konceptual?
  7. Papaspirou – Gjithë ato vepra që ekspozohen atje, nuk e kanë zanafillën tek predispozicioni im për të thënë diçka. Nuk dua të them asgjë. Thjesht bëj një përpjekje të kompozoj në hapësirë, në sipërfaqe, forma. Në këtë ekspozitë, u përpoqa të kompozoj edhe forma në hapësirë. Janë disa vepra të bëra me pleksiglas, ku sipërfaqja nga dy dimensionale, synon të bëhet tre dimensionale. Në një farë mase kjo arrihet. Tani, se çfarë do marrë vizitori nga kjo, nuk jam në gjendje ta di. Por mua kjo më kënaq. Dhe veprat pëlqehen, nuk besoj se ma thonë për të më bërë qejfin. Pëlqehet rezultati. Ngjyrat janë impresionuese, pllakat, ekziston aty një mori ngjyrash. Unë nuk kam synimin që doemos të them diçka. Spektatori, zbulon ama dhe më gëzon veçanërisht fakti që ai sheh në vepër gjëra që unë nuk i kam venë re. Ose më saktë nuk kisha synuar tek ato. Ndihem ngushtë kur më pyesin, “ç’ ke dashur të thuash me këtë?”. Ndaj përpiqem të shpjegoj pikërisht këtë, që unë nuk kisha për qëllim të thoshja as edhe një gjë. Është diçka që e ndjej brenda vetës dhe që del në kompozim. Përpiqem që disa rregulla që ravijëzojnë një kompozim, siç harmoninë, ngjyrat, t’ i respektoj me qellim që vepra të ruajë ekuilibrin e saj. Kjo është. Nuk kam asnjë predispozicion tjetër, veç krijimit. Dhe të tëra të jenë jo rikrijuese, përveç një vepre, që është unikale, në të cilin ekziston një gjysmë rreth dhe një kënd, të tjerat përmbajnë vetëm vija të drejta. Vepra: “Via Marucelli 12 Fi ‘76”. Është shtëpia gjysmë përdhese ku banonim bashkë me Vasil Pappanë. Me poetin që përmendem aty pari. Me bashkëvuajtësin domethënë. Në vitin ’76 krijova këtë gjysmë përdhese, tok me hënën që dallohej prej andej.
  8. Dhereka – Ekziston një skenë e filmuar, ku piktori i shquar i kohës, Mondrian – i, qëndron para një vepre të ekspozuar dhe lëshon një klithmë: “Nuk kuptoj asnjë gjë, por më pëlqen!”
  9. Papaspirou – Tamam kjo është. Nuk thonë asnjë gjë, por mua më pëlqejnë. Dhe pavarësisht nga kjo, gëzohem nëse spektatori thith mesazhe, të cilat mua as më shkuar nëpër mend. Predispozicioni im është, për sa i përket spektatorit, t’ i nguc interesin që ai të merret me të. Tani, nëse ai vëren nëpërmjet veprës time diçka tjetër, që unë nuk e zotëroj aftësinë ta shoh, kjo gjë më gëzon edhe më shumë.
  10. Dhereka – Pra, në një diskutim imagjinar me Mondrianin, çfarë do ta pyesnit?
  11. Papaspirou – Rrezik që të mos pyesja fare. Ndodh ajo që ju thashë edhe me mua. Përmes veprës së tij unë thitha informatat që më duheshin të thithja! Nuk besoj se do të kisha aq interesim sa që të diskutonim rreth saj. Do mund të flisnim për gjithçka tjetër. Në fakt është tejet e vështirë të flasësh për veprat e tua. Sidomos kur bëhet fjalë për aplikacion, bëhet fjalë për imazh. Ndaj admiroj historianët dhe kritikët e artit. Unë nuk e disponoj këtë aftësi.
  12. Dhereka – Këtë veti, doriken, ju ja dedikoni origjinës tuaj Epirotase?
  13. Papaspirou – Po! Miku im, poeti nga Edhesa, Vasilis Pappas, atje e atashon. Thotë se e folura ime është dorike, e prerë, lakonike dhe me humor specifik, unikal. Po, jam pak i çuditshëm, tuhaf. Tërësisht, në kuptimin e fjalës së urtë. Jam pak agresiv. E pranoj vetë. Por jo ama në aspektin dashakeq. Përpiqem t’ i turbulloj paksa ujërat. Mbroj pikëpamjen time, besoj tek ajo, jam edhe paksa kokëderr, si Epirot safi. Edhe në momentin që e kuptoj se kam gabuar do vazhdoj të këmbëngul në timen. Dëgjoj veç edhe të tjerët.
  14. Dhereka – Jam duke u menduar se nuk është hera e parë që diskutojmë për aktivitetin tuaj.
  15. Papaspirou – Janë mbi tridhjetë vjet, kalon koha. Më keni bërë një intervistë, me një kasetofon të vogël, nga ato që përdornin gazetarët e asaj kohe. Tani po më ringjallen imazhet!
  16. Dhereka – Kam përshtypjen se bëmë një bisedë, me rastin e përpjekjes që inicioi një grup njerëzish, të cilët ideuan krijimin e Qendrës së Arteve Aplikative në Janinë.
  17. Papaspirou – Po, ishim një ekip i mirë dhe kompakt që themeluam në atë kohë Qendrën e Aplikacionit të Bashkisë. Me rrezikun që edhe të harroj ndonjërin, le të tentojmë të rikujtojmë ata miq. Ishte Mihal Ikonomidhi, Maria Haxhiantoniou, Petros Behlis, Jorgo Smyri, e paharruara, e ndjera Artemis Maneka. Sigurisht që harroj dikë, por jo qëllimisht. Ishin ato vite krijuese shumë.
  18. Dhereka – Arkitektë, piktorë, skulptorë, aplikues të mirëfilltë, u bashkuan rreth këtij vizioni, krijimit të një Qendre të Arteve të Aplikuara, fara e të cilit së fundmi hodhi rrënjë, lulëzoi dhe ka vazhdimësi.
  19. Papaspirou – Po, me sa jam në gjendje të di, punon. Kjo është një diçka pozitive për qytetin. Tani po mbushet vendi me qendra aplikative edhe kjo natyrisht që është gjë e mirë. Por ne atëherë ishim avangarda. Ishte ca më pas Qendrës së Aplikacionit të Halqidhës, që e kishte krijuar zonja H. Mytara. Ishte një përpjekje e mirë, e cila natyrisht që dha rezultate, funksionon. Ishte epoka që ne punonim pa shpërblim për të. Këto gjera nuk bëhen me porosi. Ishin kohë të tjera. Ishin vitet e para të karrierës sime si arsimtar.
  20. Dhereka – Punuat shumë vite në arsim.
  21. Papaspirou – Po, kalova dhe nga mësimdhënia. Disa ja dalin, unë nuk munda të jem edhe pedagog edhe aplikues njëkohësisht. Tani, duke qenë se vajta dhjetë vjet që jam në pension të kondicionuar, (kondicioni ka të bëje me pagesën), domethënë jam pensionist pa pension, por kam shumë kohë të lirë. Vendosa t’ i hyj punës. Çela një ekspozitë në Athinë. E cila është e njëjta që u transplantua edhe këtu në Janinë. Shumica e kolegëve të mi munden të kombinojnë rolin e pedagogut me rolin e aplikuesit. Unë nuk mundem të ndahem në dysh. Nuk e kam këtë aftësi? Nuk e di. Ama tani që kam kohë të lirë, thashë qe të impenjohem. Fillova me këtë, që në esencë është një ekspozitë retrospektive. Vepra të vjetra në shumicën e tyre, të cilave u shtova në këtë lloj mënyre metaksotipinë, një teknikë që mua më shpreh tërësisht. Sepse unë jam i sipërfaqes pllakat. Metaksotipia është lloji që i përshtatet më shumë kësaj lloj pune. Janë vepra që nuk ekzistojnë fare, janë disa projekte që i kanë rezistuar kohës dhe kanë shpëtuar, ose ca të tjera që i transplantova për të formuar këtë unitet. Nëse do vizitojë dikush ekspozitën, do shohë dhe një vepër të kohërave të para, kur isha ende student në Athinë në vitin ‘73. Kanë kaluar 46-50 vite që atëherë. E cila është në të njëjtin drejtim dhe kahje, që kam edhe sot. Tani meqenëse u ktheva prapë në lemë do punoj që tani e tutje, tej kësaj retrospektive. Mendova që kjo është ekspozita e fundit dhe pastaj do heq dorë, por jam shumë i ri ende për t’ u dorëhequr, ndaj them se do vazhdoj.
  22. Dhereka – Të themi dhe dy fjalë për faktin e ndarjes mes mësuesisë dhe krijimtarisë aplikative që çon në një lloj dyzimi ata që mbarojnë një shkollë artesh dhe që u duhet të nxjerrin bukën e gojës.
  23. Papaspirou – Në këtë moment ka superprodhim edhe në këtë lemë. Në kohën time kishte shumë vende vakantë. Flasim për arsimin e mesëm. Nuk shkonin ata të “tarafit” tim, që ta shpreh kështu. I shmangeshin që të bënin mësuesinë. Ishin kohë të tjera. Bile mund të them se, disa kolegë, atë që shkonte për të nxjerrë bukën e përditshme nga arsimi dhe mësimdhënia, e rreshtonin tek artistët e dështuar, pse kish përfunduar atje. Tani druaj se është tej mbushur ambienti, ka shumë profesorë të arteve të aplikuara. Ekzistojnë dhe shkollat fillore tashmë dhe kjo është gjë e mirë. Deri në një farë mase natyrisht, sepse dhe shkollat fillore janë mbushur me specialitete të ndryshme. Po arrijmë në ekstremin tjetër. Gjithsesi tani ka plot pedagogë aplikues në arsim. Më parë, në kohën tonë domethënë, numëroheshin në gishtat e njërës dorë, por ama vërtetë në gishtat e njërës dorë. Pedagogët në qytetin e Janinës, ishin dy a tre. Dhe konkretisht. Janë të njohur. Thuajse të gjithë janë të vdekur. Jorgos Kazakos, Pavllos Vrelis, Manthos Papagjeorgjiou dhe nja dy të tjerë që nuk më bien ndër mend tani. Këta qenë.
  24. Dhereka – Pak, por me rezultate të shkëlqyera për qytetin. Nxorën në pah brezin e ri të artisteve të aplikacionit.
  25. Papaspirou – Pa dyshim. Shumë prej nesh që u shpërfaqem, ndoqëm këtë udhë falë atyre pedagogëve aplikatorë. Unë për vete, pata fatin të kisha në shkollën e Zosimesë, profesor Pavllo Vrelin. Pikërisht për këtë arsye, ndoqëm këtë drejtim. Sepse në rrugën tonë u gjet ai burrë. Ishte shumë pozitive kjo gjë.
  26. Dhereka – Nxitoj të vizitoj nën shoqërinë tuaj ekspozitën. Çfarë do më thoshit atje brenda? Apo atje është vendi ku ju do heshtni tërësisht?
  27. Papaspirou – Atje nuk do flisja fare! Pikës i ke renë! (qeshim). Po as ju nuk do të donit që t’ ju flas atje, besoj!
  28. Dhereka – Çfarë do të donit të nënvizonit për këtë ekspozitë që hap dyert pikërisht në vendlindjen tuaj?
  29. Papaspirou – Ajo që dua unë të theksoj, është se jam veçanërisht i gëzuar që u realizua kjo ekspozitë. Jo se nuk më pëlqeu ekspozita që u realizua në Athinë, por këtu më duket se u riktheva në vendin që linda, në vitet e fëmijërisë nëpërmjet kësaj dukurie, ekspozitës. Asgjë më shumë nuk mund të them. Ndihem bukur pse, takova, për shkak të saj, bashkënxënës që i pata njëkohësisht edhe miq e që kisha vite pa i parë, se, që i pata harruar nuk mund të them!
  30. Dhereka – Nuk keni tjetër atdhe të zemrës. Janina është vendi juaj. Me prindër pedagogë.
  31. Papaspirou – Lindur e rritur Janiniot. Të dy prindërit pedagogë. Bile gjithë familja jemi familje arsimtarësh. Sepse edhe motra është profesoreshë filologjie, nëna gjithashtu, profesoreshë filologjie, babai teolog dhe arsimtar, profesor edhe ai, dhe në vijim edhe unë arsimtar. Megjithëse nuk do ta zgjidhja atëherë. Këmbëngulja e prindërve, që të mos vdes për bukën e gojës. Nuk u pendova ama për rrugëtimin tim në arsim. Ishin vite shumë të bukura. Takoj tani, ish nxënës nga gjimnazi, liceu, ose nga Akademia Pedagogjike e Zosimesë, ose edhe nga katedra e edukatorëve të Universitetit ku dhashë mësim shumë vite ne katedrën e Edukatorëve për Kopshte dhe Çerdhe. Nga kjo pikëpamje jam shumë i kënaqur. Më pas domethënë, se në fillim më mbeti qejfi që nuk munda të isha në profesionin e lirë të aplikacionit, u mora me mësimdhënie, tani nuk mund të them se jam penduar.
  32. Dhereka – E pashmangshme, duhet që t’ ju ketë dëftuar për veten tuaj, procesi artistik, një të vërtetë që ju nuk e dinit. Sepse duke u mare me çdo lloj arti, nëpërmjet këtij procesi zbulojmë edhe veten tonë.
  33. Papaspirou – Po, sigurisht. Por, nëse do më kërkoni t’ ju them, se çfarë më mësoi e kam vështirë të përgjigjem. E sigurt që në gjithë këtë rrugëtim mësova shumë. Konkretisht, se kush janë ato, vështirë t’ i përcaktoj, sepse nuk e di, nëse nuk do kisha ndjekur këtë proces, ç’ është ajo që nuk do dija.

Është e gjithë procedura, në mësimdhënie në kohen më të shumtë dhe më pak nga aplikacioni. Nuk kam qenë përherë aq produktiv. Ndoshta se para se të punoj për diçka e mendoj gjatë, pavarësisht se nuk duket. Po të shikojë dikush një vepër timen, mund të thotë, “e ç’ është kjo, edhe unë e bëj”, por po ju them se ajo vepër është produkt i një pune të lodhshme pas një të menduari po aq të lodhshëm mbi këto katrorë. Ose siç thotë miku poet Vasili, “ngushëllim i të rreshtuarit të një ngjyrë pranë një tjetre”.

  1. Dhereka – U morët dhe me pikturën kishtare, agiografinë. Në pamje të parë, duket se ka një kontradiktë me aplikacionin, profesionin tuaj. Kontradiktë shprehëse them.
  2. Papaspirou – Por në të vërtetë nuk ka! Kështu duket në pamje të parë. Mes studimeve të mia jam diplomuar dhe si restaurator dhe mirëmbajtës i veprave të artit gjë me të cilën nuk u mora veçanërisht, nuk u mora fare hiç do të thoshja. Studiova tre vjet në kolegjin Dhoksiadhi restaurimin dhe pastaj vajta për specializim në Itali, për pikturë në dru dhe për pikturë në mushama. Në të cilën, po e përsëris, u obligova fare pak. Ato studime përfshinin dhe agiografinë. Në atë që si disiplinë e quanim, kopjim. E kufizonin veç tek agiografia. Që të jem i sinqertë në fillim nuk më tërhoqi fare. Por në vijim verifikova se sa pas dore është lenë Agiografia Bizantine. Konceptohet si shumë e stilizuar dhe artistikisht e varfër. Por nuk është ashtu. Atje mund të zbulosh që nga tendencat kubiste deri tek surealizmi në arte. Është një shkollë madhore, po ta vesh re. Tani natyrisht siç kalon çdo njeri, siç kalova edhe unë nga agiografia që bëja atëherë, (sepse u mora atë kohë, pikturova disa ikona për një kishë të Shën Vasilit në Bolonjë, si student atëherë. Një kishëzë që u ndërtua atje dhe kam përshtypjen që ekziston akoma) në atë lagje, çuditej shoku im i dhomës dhe i bënte përshtypje. Në tekstin që shkroi, ish shoku i dhomës tashmë, i referohej edhe se si shkrija bojërat në ikonë dhe se si pastaj merrja një vernik të trashë dhe përpiqesha t’ i unifikoja dhe se si pasi e realizoja këtë procedurë, në metrat katrorë që më përkisnin për të kaluar tek dora tjetër më duhej të konsumoja gjysmë pakete duhani!

– Ju falënderoj shumë! Jam pak i vështirë me intervistat. Ju jam mirënjohës që më ftuat!

Marrë nga gazeta “Neoi Agones”, e premte 05, e shtunë 06, e diel 07 Korrik 2019, numri i fashikullit 6377 dhe 6378, Janinë.