Artikuj
Gjurma e memories
Nëse dikush do trokiste në dritaret gjysmë përdhese në via Marucelli në orën shtatë me tetë të mëngjesit, ne e dinim se për cilin bëhej fjalë. Nëse nuk përgjigjeshim, me hapjen derës pothuajse automatikisht do dëgjoheshin ca “të sharra të thekura” që, natyrisht, nuk i dëgjonim vetëm ne, në rrugicën qorre. Zbriste shkallët e pakta dhe shfaqej para nesh një burrë i gjatë rreth të dyzet e pesave, i veshur me xhaketë, pulovër dhe xhins, zakonisht, me karakteristika të stisura bukur dhe me një mjekër të vogël të rrallë të mirëmbajtur, me fytyrë paksa të lodhur. Buzëqeshja e tij e pafajshme ndoshta…
Përqasje interpretative, 2019
Tekst i profesorit Nikos Psimenos në gazetën “Ipirotikos Agonas” më 13.3.1992 me rastin e çeljes së ekspozitës në Galerinë e Artit “Patsi” (Katsimitrou 4) 4-14 mars në Janinë. Pyetje për artin dhe përgjigja nga Spiros Papaspirou Publikut dhe gjithë neve që pyesim se çfarë tek e fundit është arti piktori Janiniot Spiros I. Papaspirou jep versionin e tij. Dhe përgjigja e tij, sado që mund të befasojë atë që ende nuk ka zbuluar ende ngopjen e tij estetike në pamjen e prezantimeve të shumanshme të bukurisë së trupit njerëzor apo të natyrës që na rrethon, është moderne dhe mbi të gjitha e…
Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon në “Technohoros”
Intervistuar nga ANNA DHEREKA Bashkëbisedojmë me një krijues Janiniot, që ka “emigruar” me zotin Spiro Papaspirou. Piktor dhe pedagog njëkohësisht. Shkas për këtë bisedë, bëhet ekspozita e tij në galerinë e artit “Technohoros” në rrugën Zigomali 16. Më pëlqen brezi që ai përfaqëson, por edhe grupi i krijuesve nga të gjitha fushat e artit që aktivizohet në këtë qytet. Papaspirou – Ju falënderoj për ftesën dhe gëzohem shumë edhe unë. Dhereka – Siç e kuptoni të gjitha janë ashtu, siç i rrëfen miku juaj, poeti nga Edhesa, Vasilis Papas, në parathënien e udhërrëfyesit të ekspozitës: “Spirua…
Hapësirë dhe sipërfaqe
Për Spiro Papaspiron ngjyra ka vlera të mëdha. Metaksotipitë e tij nyjëzohen me forma gjeometrike dhe sipërfaqe me ngjyrë të pastër. Është një artist i detajit, i kujdesit të veçantë, i përpunimit të rreptë të idesë fillestare, i provave të shumta dhe projekteve të pafundme. Vepra e tij lyp spektatorë të durueshëm dhe sentimentalë: ata që nuk do kënaqen me përshtypjen e parë, por që do kërkojnë ngacmimet që nuk dallohen me të parë një herë, ekuilibrat dhe harmoninë që janë aty por nuk këlthasin, eksperimentet aplikative që, megjithëse shprehen qartësisht, nuk ofrohen për një kontakt të…
Vendi që na bashkon
23 artistë aplikativë nga Accademia di Belle Arti në Villa Bianca Casa Bianca, Biblioteka publike e Selanikut adresa: Βασ. Όλγας 180 και Θεμ. Σοφούλη, 10 mars 27 prill 2017. “Proemio” e Benvenuto Cellinit është shkëputur nga libri Jeta e Benvenuto Celinit, Fjorentinasit e Treguar nga vetë ai botimet Agra, 1985, përkthyes G. Leucakos, përkthimet metrike nga G Koropoulis, Nikos Loupis.
Sipërfaqe në kolor – hapësira pa materie. Ekspozita Retrospektive e Veprave të Spiros Papaspirou në galerinë “Technohoros”
Veprat e tij janë rezultat i një hulumtimi afatgjatë dhe përpjekjeve interpretative, nëpërmjet një pune të lodhshme personale, në përpunimin e materialeve, teknikave, mënyrave e metodave, në bazë të dialogut të brendshëm, frymëzimeve e ngacmimeve, studimeve shumëvjeçare, por edhe ndikimeve të ndryshme kulturore të vendeve, ambienteve dhe popujve gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë. Një amalgamë e re aplikimesh depozitohet në leksarin morfologjik të arteve. Spiros Papaspirou, piktor, gdhendës, agiograf, restaurator dhe pedagog arti me studime të kompletuara në institucione prestigjioze të…
Portart 2019
Një ekspozitë periodike për prezantimin e aktivitetit të artit aplikativ në Epir, organizuar nga Korporata e Antikiteteve të Thesprotisë në bashkëpunim më Unionin e Diplomantëve të Shkollave të Arteve të Aplikuara të Epirit në Muzeun Arkeologjik të Igumenicës në muajt qershor – shtator 2019. Për të promovuar artin modern aplikativ në Epir, për herë të dytë Korporata e Antikiteteve të Thesprotisë në bashkëpunim më Unionin e Diplomantëve të Shkollave të Arteve të Aplikuara të Epirit, paraqet ekspozitën periodike Portart 2019, e cila përbën vijimësinë e ekspozitës homonime që u prezantua në…