Tekst i profesorit Nikos Psimenos në gazetën “Ipirotikos Agonas” më 13.3.1992 me rastin e çeljes së ekspozitës në Galerinë e Artit “Patsi” (Katsimitrou 4) 4-14 mars në Janinë.
Pyetje për artin dhe përgjigja nga Spiros Papaspirou
Publikut dhe gjithë neve që pyesim se çfarë tek e fundit është arti piktori Janiniot Spiros I. Papaspirou jep versionin e tij. Dhe përgjigja e tij, sado që mund të befasojë atë që ende nuk ka zbuluar ende ngopjen e tij estetike në pamjen e prezantimeve të shumanshme të bukurisë së trupit njerëzor apo të natyrës që na rrethon, është moderne dhe mbi të gjitha e ligjshme: Art është rimbulimi dhe prezantimi ikonik i thjeshtësisë së konturëve, që nxjerrin në pah ekuilibrin asimetrik, që është natyrshëm ekzistent, të trupave – të një thjeshtësie që prek në tërësi thelbin e elementeve, që ne na pëlqen zakonisht ta fshehim pas mureve të një morie hollësirash të personalizuara.
Dhe të mos e marrim si të mirëqenë se ky përcaktim me doemos do na udhëheqë në paraqitjen e veprave anikonike dhe vetëm: Shumica e veprave që ekspozon zoti Papaspirou në galerinë e njohur “Patsi”, paraqesin pamje të njohura të ambientit njerëzor dhe natyror, disa troç me realitet dhe disa të tjera të kamufluara ndën shumë kuptime.
Tek të parat rreshtojmë, për shembull: pamja e shtëpisë natën me derën të hapur dhe dritaren e ndriçuar, vepër e vitit 1979, dhe syprina e tavolinës së punishtes me kupën e vogël në anën e majtë, vepër e periudhës së fundit, tek të dytat: që nënkuptohen, takojmë gjithë ato vëzhgime të vazhdueshme dhe komplekse që ndahen në mënyrë të tej pashme në trupa të ngjyrosura, të cilat spektatori vizitor ftohet deri në një farë mase t’ i emërtojë në bazë të përmbajtjes që ai vetë zbulon në to.
Kështu që, në veprat, të cilat thjesht lenë të nënkuptohet përmbajtja e tyre, duket që në analizë të fundit janë ura që lidh me më sukses se veprat konkrete psikikën e autorit me atë të spektatorit vizitor të ekspozitës së tij. Mbi këtë të vërtetë gjen pa kurrfarë dyshimi të drejtën e saj edhe përgjigja e Papaspiros në pyetjen tonë se çfarë është arti, por edhe këmbëngulja e tij shumëvjeçare, për ta sjellë tek ne këtë përgjigje të thjeshtëzuar, bindëse, duke krijuar vepra, piktura por edhe skulptura që pa dyshim zgjerojnë horizontet e dyzimeve tona estetike.