Nëse dikush do trokiste në dritaret gjysmë përdhese në via Marucelli në orën shtatë me tetë të mëngjesit, ne e dinim se për cilin bëhej fjalë. Nëse nuk përgjigjeshim, me hapjen derës pothuajse automatikisht do dëgjoheshin ca “të sharra të thekura” që, natyrisht, nuk i dëgjonim vetëm ne, në rrugicën qorre.
Zbriste shkallët e pakta dhe shfaqej para nesh një burrë i gjatë rreth të dyzet e pesave, i veshur me xhaketë, pulovër dhe xhins, zakonisht, me karakteristika të stisura bukur dhe me një mjekër të vogël të rrallë të mirëmbajtur, me fytyrë paksa të lodhur. Buzëqeshja e tij e pafajshme ndoshta do ta vinte në pozitë dikë që do përpiqej të zbulonte profesionin e tij pse edhe kollarja sa që e vinte sa për formë kalonte pa u venë re në figurën e tij.
Ishte Markua, prifti ortodoks nga Italia a Jugut, që hynte çdo herë në shtëpi me një ngarkesë prej grindaveci, ose pse agiografia që atë moment gjendej mbi kavaletë e kishte tejkaluar, sipas tij afatin e dorëzimit, ose sepse Spirua kishte kohë pa vajtur në Bolonjë, për të mbaruar muralet në kishën e Shën Vasilit, aty ku ai shërbente të dielave.
Pas pak ama nervat i binin, bëhej i këndshëm dhe i hapej oreksi për shaka.
Nga ajo kavaletë kaluan figurat kryesore të tempullit dhe unë pata rastin dhe fatin ta ndjek nga afër krijimin e çdo shenjtori në agiografi dhe të habitesha nga stadet e ndryshme të krijimtarisë dhe disiplinën shembullore të piktorit.
Kam ruajtur në memorie skicimin e konturit në mënyrë të paramenduar, karakteristikat e veçanta të çdo figure që e bënin veprën të ngjasonte, në një moment me një maketë anatomike, gati për mësimin e biologjisë. Dhe atëherë, në atë çast ngjethës, duhet ta pranoj, piktori fillonte dhe hapte mbi të vernikun e vezës, që oh, për çudi, unifikonte të gjitha skicat e veçuara, forma arrinte të përfitonte “lëkurën” e saj dhe me fletët e fundme të arit tek kurora e dritës ikona fitonte edhe personalitetin e saj.
Kur vepra përfundonte, vendin e saj në kavaletë e zinte një telajë e re dhe atëherë, sikur artisti shtypte thjesht një buton, fillonte të pikturonte diçka që shumë shpejt kuptohej se i përket një uniteti krejt tjetër të realitetit aplikativ.
Me udhëheqës një skicë të bërë me plumb, artisti në kuadrin e rreptë të figurave gjeometrike, shtronte ngjyrën e parë, në vijim një të dytë dhe paskëtaj ndalonte. Vente në kuzhinë, pinte pakëz verë, thithte gjysmën e cigareve të paketës dhe rrinte i heshtur për një periudhë të gjatë, si Epirot safi.
Mundet që në një moment ta zinte një e qeshur pse iu kujtua një hollësi nga një tregim i Nollës dhe befas, ngrihej dhe vinte në dhomën time për të më thënë: “Them t’ i shtoj një bezhë të lehtë”. Dhe duke vazhduar këtë procedurë, dalë e me ngadalë kompletoheshin ngjyrat mbi mushama.
Nuk e fshehu kurrë dashurinë e tij për minimalizmin dhe paraqitjen gjeometrike, i ndikuar nga Holandezi i madh Pjet Mondrian, që ma njohu edhe mua nga albumet, për tu bërë më pas një ndjekës fanatik i tij. Pika e nisjes së pikturës së Papaspiros në një shkallë të madhe e ka origjinën atje. Nga grekët do shtoja se pati një lloj ndikimi nga Jani Morali.
Në fillim, natyrisht që pyesja veten shpesh se si ka mundësi që të ishte kaq i natyrshëm dhe i kollajtë kalimi nga piktura kishtare, në këto sinteza të pastra gjeometrike. Duken si dy botë të papajtueshme njëra me tjetrën por me kalimin e kohës dallova elementë të përbashkët dhe procedurë të njëjte që thjesht transplantohej në një ambient tjetër aplikativ.
Disiplina e agiografisë me prezantimin konsekuent të saj kur hidhej në anën tjetër merrte formën e një kuadri gjeometrik. Domethënë në të dyja rastet ekzistojnë premisa, kushte kufizuese, diçka si shina, mbi të cilat artisti përpiqet të ravijëzojë udhën e vetë kreative. Vetëm se destinacionet, në mbërritje ndryshonin shumë nga njëra tjetra.
Dhe këtu “verniku” që arrinte të unifikonte çdo herë dy realitetet ishte thjesht vetë personaliteti i piktorit.
Spirua dallohet fort nga një lakonizëm natyral dhe nga përdorimi dorik i fjalës, në të cilën çdo koment i shkurtër i tij, pretendon dendësinë e një fjaleje të urtë. Të njëjtën gjë dallon dikush edhe në humorin e tij. Ky mekanizëm në shprehjen e tij përfundimtare që qëndron stoikisht përballë çdo lloji ekzagjerimi, lë gjurmë edhe në krijimtarinë e tij.
Duke operuar, çdo herë, më elementë të pakët dhe me lëvizje të kursyera mjeshtërore ja del të mbërrijë në një konkluzion përfundimtar që mund të jetë një fjalë e urtë në aplikacion.
Shoh kompozimet e tij të fundit që përbëjnë thelbin bazë të ekspozitës. Një fushë shahu uniforme ku ngjyra luan me intensitete të ndryshme nëpër disa katrorë, ndërsa disa të tjera mbeten bosh. Njëlloj si një gjurmë e memories, mendova për një çast tek po shkruaja këto rreshta, në të cilën duhet të përqendrohem tërësisht për të mos shkarë në halucinacionet e fantazisë.
Të memories me përzgjedhjet e veta, më intensitetet e ndryshme, me indiferencën dhe boshllëqet e saj.
Edhesa 03 dhjetor 2018
Vasilis Papas
Poet