{"id":693,"date":"2020-06-13T09:21:09","date_gmt":"2020-06-13T06:21:09","guid":{"rendered":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/?p=693"},"modified":"2020-06-13T09:23:07","modified_gmt":"2020-06-13T06:23:07","slug":"piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/","title":{"rendered":"Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon n\u00eb \u201cTechnohoros\u201d"},"content":{"rendered":"<div class=\"wpb-content-wrapper\"><p>[vc_row][vc_column width=&#8221;1\/1&#8243;][vc_column_text]<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Intervistuar nga ANNA DHEREKA<\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00ebbisedojm\u00eb me nj\u00eb krijues Janiniot, q\u00eb ka \u201cemigruar\u201d me zotin Spiro Papaspirou. Piktor dhe pedagog nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Shkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, b\u00ebhet ekspozita e tij n\u00eb galerin\u00eb e artit \u201cTechnohoros\u201d n\u00eb rrug\u00ebn Zigomali 16.<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen brezi q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson, por edhe grupi i krijuesve nga t\u00eb gjitha fushat e artit q\u00eb aktivizohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n<ol>\n<li>Papaspirou \u2013 Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr ftes\u00ebn dhe g\u00ebzohem shum\u00eb edhe un\u00eb.<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 Si\u00e7 e kuptoni t\u00eb gjitha jan\u00eb ashtu, si\u00e7 i rr\u00ebfen miku juaj, poeti nga Edhesa, Vasilis Papas, n\u00eb parath\u00ebnien e udh\u00ebrr\u00ebfyesit t\u00eb ekspozit\u00ebs: \u201cSpirua dallohet fort nga nj\u00eb lakoniz\u00ebm natyral dhe nga p\u00ebrdorimi dorik i fjal\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00e7do koment i shkurt\u00ebr i tij, pretendon dend\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb fjaleje t\u00eb urt\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb dallon dikush edhe n\u00eb humorin e tij. Ky mekaniz\u00ebm n\u00eb shprehjen e tij p\u00ebrfundimtare q\u00eb q\u00ebndron stoikisht p\u00ebrball\u00eb \u00e7do lloji ekzagjerimi, l\u00eb gjurm\u00eb edhe n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij\u201d.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pra pak fjal\u00eb dhe t\u00eb sakta! Kjo padyshim pasqyrohet dhe n\u00eb vepr\u00ebn tuaj. Ekspozit\u00eb n\u00eb \u201cTechnohoros\u201d deri n\u00eb fund t\u00eb qershorit.<\/p>\n<p>&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb shtysa q\u00eb p\u00ebrcaktoi gjeografin\u00eb tuaj estetike, kultur\u00ebn tuaj? Dim\u00eb p\u00ebr origjin\u00ebn tuaj Epirote dhe kalimin nga Italia.<\/p>\n<ol>\n<li>Papaspirou \u2013 Pata fatin t\u00eb q\u00ebndroj p\u00ebr pes\u00eb vjet n\u00eb Florentin\u00eb, ku n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb mos p\u00ebrb\u00ebn pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb studimeve t\u00eb mia, gjithsesi nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre, ishin jasht\u00eb auditor\u00ebve t\u00eb shkoll\u00ebs. N\u00eb fakt ai qytet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muze i hapur, por edhe me shum\u00eb muze reale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ambient, q\u00eb edhe po nuk vajte n\u00eb shkoll\u00eb jeton n\u00eb mes t\u00eb artit vet\u00ebm e vet\u00ebm duke sh\u00ebtitur n\u00eb rrug\u00ebt e tij. Kjo \u00ebsht\u00eb pozitive. Eksperienc\u00eb e madhe, e pa fund. Duke u kthyer ca m\u00eb pas n\u00eb koh\u00eb, ndikoi edhe vendlindja ime, natyrisht jo aq sa Florentina, por ka edhe ajo plot gjera pozitive q\u00eb p\u00ebrcaktuan rrug\u00ebtimin tim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Por edhe nj\u00eb kalim n\u00eb Athin\u00eb, pasi para se t\u00eb shkoja n\u00eb Itali studiova n\u00eb Athin\u00eb. Nuk jam i sigurt ama se sa kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb at\u00eb \u00e7\u2019 ka do vijoj\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb se sa ndikon ambienti q\u00eb t\u00eb qarkon. Luan rol edhe eksperienca, pasi tashm\u00eb disponojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb informacion, m\u00eb shum\u00eb imazhe se p\u00ebr sa ndodh, n\u00eb Nju Jork, n\u00eb hap\u00ebsirat artistike ku ekziston mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb mos shkojm\u00eb dot kurr\u00eb. Nuk e di, nuk&#8230;<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 Nuk e kisha fjal\u00ebn p\u00ebr informacionin, po p\u00ebr dijet q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb. P\u00ebr ato t\u00eb gjitha q\u00eb prun\u00eb Papaspiroun, n\u00eb ekspozit\u00ebn: \u201cSip\u00ebrfaqe n\u00eb kolor \u2013 hap\u00ebsira pa materie\u201d.<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Po hap\u00ebsira pa materie! Ajo q\u00eb that\u00eb n\u00eb fillim, un\u00eb nuk para ja them n\u00eb fjal\u00ebn prozaike. Tani e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se as n\u00eb fjal\u00ebn e shkruar jam i zoti fort. Ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjodha rrug\u00ebn e piktorit. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua ta shpjegoj se p\u00ebrse b\u00ebra at\u00eb apo k\u00ebt\u00eb, ndoshta nuk ekziston shpjegim. Un\u00eb nuk e di arsyen se p\u00ebrse e b\u00ebra. N\u00ebse do m\u00eb duhej ta komentoja lirisht, ndoshta nuk do ta b\u00ebja. Thjesht do ta tregoja.<\/li>\n<li>Dhereka &#8211; N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb imagjinare, cilin do t\u00eb preferonit t\u00eb kishit p\u00ebrball\u00eb jush? Mondrianin, t\u00eb supozojm\u00eb?<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Po, kam nj\u00eb lloj debulese p\u00ebr t\u00eb! (qesh). Gjithmon\u00eb, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e studentll\u00ebkut, m\u00eb ka p\u00eblqyer rrept\u00ebsia gjeometrike e formave. Ndihesha keq kur, i ngucur nga nevojat e arsimimit tim, duhej t\u00eb pasqyroja realitetin. E quaja di\u00e7ka t\u00eb pa nevojshme t\u00eb tep\u00ebrt. Ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e sakt\u00eb kjo gj\u00eb, por mua nuk m\u00eb t\u00ebrheq rikrijimi n\u00eb piktur\u00eb. Jam&#8230;<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 Jeni pro artit konceptual?<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Gjith\u00eb ato vepra q\u00eb ekspozohen atje, nuk e kan\u00eb zanafill\u00ebn tek predispozicioni im p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka. Nuk dua t\u00eb them asgj\u00eb. Thjesht b\u00ebj nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb kompozoj n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, n\u00eb sip\u00ebrfaqe, forma. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ekspozit\u00eb, u p\u00ebrpoqa t\u00eb kompozoj edhe forma n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. Jan\u00eb disa vepra t\u00eb b\u00ebra me pleksiglas, ku sip\u00ebrfaqja nga dy dimensionale, synon t\u00eb b\u00ebhet tre dimensionale. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase kjo arrihet. Tani, se \u00e7far\u00eb do marr\u00eb vizitori nga kjo, nuk jam n\u00eb gjendje ta di. Por mua kjo m\u00eb k\u00ebnaq. Dhe veprat p\u00eblqehen, nuk besoj se ma thon\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb b\u00ebr\u00eb qejfin. P\u00eblqehet rezultati. Ngjyrat jan\u00eb impresionuese, pllakat, ekziston aty nj\u00eb mori ngjyrash. Un\u00eb nuk kam synimin q\u00eb doemos t\u00eb them di\u00e7ka. Spektatori, zbulon ama dhe m\u00eb g\u00ebzon ve\u00e7an\u00ebrisht fakti q\u00eb ai sheh n\u00eb vep\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb un\u00eb nuk i kam ven\u00eb re. Ose m\u00eb sakt\u00eb nuk kisha synuar tek ato. Ndihem ngusht\u00eb kur m\u00eb pyesin, \u201c\u00e7\u2019 ke dashur t\u00eb thuash me k\u00ebt\u00eb?\u201d. Ndaj p\u00ebrpiqem t\u00eb shpjegoj pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb, q\u00eb un\u00eb nuk kisha p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb thoshja as edhe nj\u00eb gj\u00eb. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e ndjej brenda vet\u00ebs dhe q\u00eb del n\u00eb kompozim. P\u00ebrpiqem q\u00eb disa rregulla q\u00eb ravij\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb kompozim, si\u00e7 harmonin\u00eb, ngjyrat, t\u2019 i respektoj me qellim q\u00eb vepra t\u00eb ruaj\u00eb ekuilibrin e saj. Kjo \u00ebsht\u00eb. Nuk kam asnj\u00eb predispozicion tjet\u00ebr, ve\u00e7 krijimit. Dhe t\u00eb t\u00ebra t\u00eb jen\u00eb jo rikrijuese, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb vepre, q\u00eb \u00ebsht\u00eb unikale, n\u00eb t\u00eb cilin ekziston nj\u00eb gjysm\u00eb rreth dhe nj\u00eb k\u00ebnd, t\u00eb tjerat p\u00ebrmbajn\u00eb vet\u00ebm vija t\u00eb drejta. Vepra: \u201cVia Marucelli 12 Fi \u201876\u201d. \u00cbsht\u00eb sht\u00ebpia gjysm\u00eb p\u00ebrdhese ku banonim bashk\u00eb me Vasil Pappan\u00eb. Me poetin q\u00eb p\u00ebrmendem aty pari. Me bashk\u00ebvuajt\u00ebsin dometh\u00ebn\u00eb. N\u00eb vitin \u201976 krijova k\u00ebt\u00eb gjysm\u00eb p\u00ebrdhese, tok me h\u00ebn\u00ebn q\u00eb dallohej prej andej.<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 Ekziston nj\u00eb sken\u00eb e filmuar, ku piktori i shquar i koh\u00ebs, Mondrian \u2013 i, q\u00ebndron para nj\u00eb vepre t\u00eb ekspozuar dhe l\u00ebshon nj\u00eb klithm\u00eb: \u201cNuk kuptoj asnj\u00eb gj\u00eb, por m\u00eb p\u00eblqen!\u201d<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Tamam kjo \u00ebsht\u00eb. Nuk thon\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb, por mua m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb. Dhe pavar\u00ebsisht nga kjo, g\u00ebzohem n\u00ebse spektatori thith mesazhe, t\u00eb cilat mua as m\u00eb shkuar n\u00ebp\u00ebr mend. Predispozicioni im \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket spektatorit, t\u2019 i nguc interesin q\u00eb ai t\u00eb merret me t\u00eb. Tani, n\u00ebse ai v\u00ebren n\u00ebp\u00ebrmjet vepr\u00ebs time di\u00e7ka tjet\u00ebr, q\u00eb un\u00eb nuk e zot\u00ebroj aft\u00ebsin\u00eb ta shoh, kjo gj\u00eb m\u00eb g\u00ebzon edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 Pra, n\u00eb nj\u00eb diskutim imagjinar me Mondrianin, \u00e7far\u00eb do ta pyesnit?<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Rrezik q\u00eb t\u00eb mos pyesja fare. Ndodh ajo q\u00eb ju thash\u00eb edhe me mua. P\u00ebrmes vepr\u00ebs s\u00eb tij un\u00eb thitha informatat q\u00eb m\u00eb duheshin t\u00eb thithja! Nuk besoj se do t\u00eb kisha aq interesim sa q\u00eb t\u00eb diskutonim rreth saj. Do mund t\u00eb flisnim p\u00ebr gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb tejet e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr veprat e tua. Sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr aplikacion, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr imazh. Ndaj admiroj historian\u00ebt dhe kritik\u00ebt e artit. Un\u00eb nuk e disponoj k\u00ebt\u00eb aft\u00ebsi.<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 K\u00ebt\u00eb veti, doriken, ju ja dedikoni origjin\u00ebs tuaj Epirotase?<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Po! Miku im, poeti nga Edhesa, Vasilis Pappas, atje e atashon. Thot\u00eb se e folura ime \u00ebsht\u00eb dorike, e prer\u00eb, lakonike dhe me humor specifik, unikal. Po, jam pak i \u00e7uditsh\u00ebm, tuhaf. T\u00ebr\u00ebsisht, n\u00eb kuptimin e fjal\u00ebs s\u00eb urt\u00eb. Jam pak agresiv. E pranoj vet\u00eb. Por jo ama n\u00eb aspektin dashakeq. P\u00ebrpiqem t\u2019 i turbulloj paksa uj\u00ebrat. Mbroj pik\u00ebpamjen time, besoj tek ajo, jam edhe paksa kok\u00ebderr, si Epirot safi. Edhe n\u00eb momentin q\u00eb e kuptoj se kam gabuar do vazhdoj t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb timen. D\u00ebgjoj ve\u00e7 edhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 Jam duke u menduar se nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr aktivitetin tuaj.<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Jan\u00eb mbi tridhjet\u00eb vjet, kalon koha. M\u00eb keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, me nj\u00eb kasetofon t\u00eb vog\u00ebl, nga ato q\u00eb p\u00ebrdornin gazetar\u00ebt e asaj kohe. Tani po m\u00eb ringjallen imazhet!<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 Kam p\u00ebrshtypjen se b\u00ebm\u00eb nj\u00eb bised\u00eb, me rastin e p\u00ebrpjekjes q\u00eb inicioi nj\u00eb grup njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt ideuan krijimin e Qendr\u00ebs s\u00eb Arteve Aplikative n\u00eb Janin\u00eb.<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Po, ishim nj\u00eb ekip i mir\u00eb dhe kompakt q\u00eb themeluam n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Qendr\u00ebn e Aplikacionit t\u00eb Bashkis\u00eb. Me rrezikun q\u00eb edhe t\u00eb harroj ndonj\u00ebrin, le t\u00eb tentojm\u00eb t\u00eb rikujtojm\u00eb ata miq. Ishte Mihal Ikonomidhi, Maria Haxhiantoniou, Petros Behlis, Jorgo Smyri, e paharruara, e ndjera Artemis Maneka. Sigurisht q\u00eb harroj dik\u00eb, por jo q\u00ebllimisht. Ishin ato vite krijuese shum\u00eb.<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 Arkitekt\u00eb, piktor\u00eb, skulptor\u00eb, aplikues t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, u bashkuan rreth k\u00ebtij vizioni, krijimit t\u00eb nj\u00eb Qendre t\u00eb Arteve t\u00eb Aplikuara, fara e t\u00eb cilit s\u00eb fundmi hodhi rr\u00ebnj\u00eb, lul\u00ebzoi dhe ka vazhdim\u00ebsi.<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Po, me sa jam n\u00eb gjendje t\u00eb di, punon. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb di\u00e7ka pozitive p\u00ebr qytetin. Tani po mbushet vendi me qendra aplikative edhe kjo natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. Por ne at\u00ebher\u00eb ishim avangarda. Ishte ca m\u00eb pas Qendr\u00ebs s\u00eb Aplikacionit t\u00eb Halqidh\u00ebs, q\u00eb e kishte krijuar zonja H. Mytara. Ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje e mir\u00eb, e cila natyrisht q\u00eb dha rezultate, funksionon. Ishte epoka q\u00eb ne punonim pa shp\u00ebrblim p\u00ebr t\u00eb. K\u00ebto gjera nuk b\u00ebhen me porosi. Ishin koh\u00eb t\u00eb tjera. Ishin vitet e para t\u00eb karrier\u00ebs sime si arsimtar.<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 Punuat shum\u00eb vite n\u00eb arsim.<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Po, kalova dhe nga m\u00ebsimdh\u00ebnia. Disa ja dalin, un\u00eb nuk munda t\u00eb jem edhe pedagog edhe aplikues nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Tani, duke qen\u00eb se vajta dhjet\u00eb vjet q\u00eb jam n\u00eb pension t\u00eb kondicionuar, (kondicioni ka t\u00eb b\u00ebje me pages\u00ebn), dometh\u00ebn\u00eb jam pensionist pa pension, por kam shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Vendosa t\u2019 i hyj pun\u00ebs. \u00c7ela nj\u00eb ekspozit\u00eb n\u00eb Athin\u00eb. E cila \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta q\u00eb u transplantua edhe k\u00ebtu n\u00eb Janin\u00eb. Shumica e koleg\u00ebve t\u00eb mi munden t\u00eb kombinojn\u00eb rolin e pedagogut me rolin e aplikuesit. Un\u00eb nuk mundem t\u00eb ndahem n\u00eb dysh. Nuk e kam k\u00ebt\u00eb aft\u00ebsi? Nuk e di. Ama tani q\u00eb kam koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb, thash\u00eb qe t\u00eb impenjohem. Fillova me k\u00ebt\u00eb, q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb retrospektive. Vepra t\u00eb vjetra n\u00eb shumic\u00ebn e tyre, t\u00eb cilave u shtova n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj m\u00ebnyre metaksotipin\u00eb, nj\u00eb teknik\u00eb q\u00eb mua m\u00eb shpreh t\u00ebr\u00ebsisht. Sepse un\u00eb jam i sip\u00ebrfaqes pllakat. Metaksotipia \u00ebsht\u00eb lloji q\u00eb i p\u00ebrshtatet m\u00eb shum\u00eb k\u00ebsaj lloj pune. Jan\u00eb vepra q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb fare, jan\u00eb disa projekte q\u00eb i kan\u00eb rezistuar koh\u00ebs dhe kan\u00eb shp\u00ebtuar, ose ca t\u00eb tjera q\u00eb i transplantova p\u00ebr t\u00eb formuar k\u00ebt\u00eb unitet. N\u00ebse do vizitoj\u00eb dikush ekspozit\u00ebn, do shoh\u00eb dhe nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb koh\u00ebrave t\u00eb para, kur isha ende student n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb vitin \u201873. Kan\u00eb kaluar 46-50 vite q\u00eb at\u00ebher\u00eb. E cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin drejtim dhe kahje, q\u00eb kam edhe sot. Tani meqen\u00ebse u ktheva prap\u00eb n\u00eb lem\u00eb do punoj q\u00eb tani e tutje, tej k\u00ebsaj retrospektive. Mendova q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb ekspozita e fundit dhe pastaj do heq dor\u00eb, por jam shum\u00eb i ri ende p\u00ebr t\u2019 u dor\u00ebhequr, ndaj them se do vazhdoj.<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 T\u00eb themi dhe dy fjal\u00eb p\u00ebr faktin e ndarjes mes m\u00ebsuesis\u00eb dhe krijimtaris\u00eb aplikative q\u00eb \u00e7on n\u00eb nj\u00eb lloj dyzimi ata q\u00eb mbarojn\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb artesh dhe q\u00eb u duhet t\u00eb nxjerrin buk\u00ebn e goj\u00ebs.<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka superprodhim edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lem\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn time kishte shum\u00eb vende vakant\u00eb. Flasim p\u00ebr arsimin e mes\u00ebm. Nuk shkonin ata t\u00eb \u201ctarafit\u201d tim, q\u00eb ta shpreh k\u00ebshtu. I shmangeshin q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin m\u00ebsuesin\u00eb. Ishin koh\u00eb t\u00eb tjera. Bile mund t\u00eb them se, disa koleg\u00eb, at\u00eb q\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb buk\u00ebn e p\u00ebrditshme nga arsimi dhe m\u00ebsimdh\u00ebnia, e rreshtonin tek artist\u00ebt e d\u00ebshtuar, pse kish p\u00ebrfunduar atje. Tani druaj se \u00ebsht\u00eb tej mbushur ambienti, ka shum\u00eb profesor\u00eb t\u00eb arteve t\u00eb aplikuara. Ekzistojn\u00eb dhe shkollat fillore tashm\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. Deri n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase natyrisht, sepse dhe shkollat fillore jan\u00eb mbushur me specialitete t\u00eb ndryshme. Po arrijm\u00eb n\u00eb ekstremin tjet\u00ebr. Gjithsesi tani ka plot pedagog\u00eb aplikues n\u00eb arsim. M\u00eb par\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb dometh\u00ebn\u00eb, num\u00ebroheshin n\u00eb gishtat e nj\u00ebr\u00ebs dor\u00eb, por ama v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb gishtat e nj\u00ebr\u00ebs dor\u00eb. Pedagog\u00ebt n\u00eb qytetin e Janin\u00ebs, ishin dy a tre. Dhe konkretisht. Jan\u00eb t\u00eb njohur. Thuajse t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb vdekur. Jorgos Kazakos, Pavllos Vrelis, Manthos Papagjeorgjiou dhe nja dy t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb bien nd\u00ebr mend tani. K\u00ebta qen\u00eb.<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 Pak, por me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera p\u00ebr qytetin. Nxor\u00ebn n\u00eb pah brezin e ri t\u00eb artisteve t\u00eb aplikacionit.<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Pa dyshim. Shum\u00eb prej nesh q\u00eb u shp\u00ebrfaqem, ndoq\u00ebm k\u00ebt\u00eb udh\u00eb fal\u00eb atyre pedagog\u00ebve aplikator\u00eb. Un\u00eb p\u00ebr vete, pata fatin t\u00eb kisha n\u00eb shkoll\u00ebn e Zosimes\u00eb, profesor Pavllo Vrelin. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ndoq\u00ebm k\u00ebt\u00eb drejtim. Sepse n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb u gjet ai burr\u00eb. Ishte shum\u00eb pozitive kjo gj\u00eb.<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 Nxitoj t\u00eb vizitoj n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb tuaj ekspozit\u00ebn. \u00c7far\u00eb do m\u00eb thoshit atje brenda? Apo atje \u00ebsht\u00eb vendi ku ju do heshtni t\u00ebr\u00ebsisht?<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Atje nuk do flisja fare! Pik\u00ebs i ke ren\u00eb! (qeshim). Po as ju nuk do t\u00eb donit q\u00eb t\u2019 ju flas atje, besoj!<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 \u00c7far\u00eb do t\u00eb donit t\u00eb n\u00ebnvizonit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekspozit\u00eb q\u00eb hap dyert pik\u00ebrisht n\u00eb vendlindjen tuaj?<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Ajo q\u00eb dua un\u00eb t\u00eb theksoj, \u00ebsht\u00eb se jam ve\u00e7an\u00ebrisht i g\u00ebzuar q\u00eb u realizua kjo ekspozit\u00eb. Jo se nuk m\u00eb p\u00eblqeu ekspozita q\u00eb u realizua n\u00eb Athin\u00eb, por k\u00ebtu m\u00eb duket se u riktheva n\u00eb vendin q\u00eb linda, n\u00eb vitet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj dukurie, ekspozit\u00ebs. Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb nuk mund t\u00eb them. Ndihem bukur pse, takova, p\u00ebr shkak t\u00eb saj, bashk\u00ebnx\u00ebn\u00ebs q\u00eb i pata nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe miq e q\u00eb kisha vite pa i par\u00eb, se, q\u00eb i pata harruar nuk mund t\u00eb them!<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 Nuk keni tjet\u00ebr atdhe t\u00eb zemr\u00ebs. Janina \u00ebsht\u00eb vendi juaj. Me prind\u00ebr pedagog\u00eb.<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Lindur e rritur Janiniot. T\u00eb dy prind\u00ebrit pedagog\u00eb. Bile gjith\u00eb familja jemi familje arsimtar\u00ebsh. Sepse edhe motra \u00ebsht\u00eb profesoresh\u00eb filologjie, n\u00ebna gjithashtu, profesoresh\u00eb filologjie, babai teolog dhe arsimtar, profesor edhe ai, dhe n\u00eb vijim edhe un\u00eb arsimtar. Megjith\u00ebse nuk do ta zgjidhja at\u00ebher\u00eb. K\u00ebmb\u00ebngulja e prind\u00ebrve, q\u00eb t\u00eb mos vdes p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs. Nuk u pendova ama p\u00ebr rrug\u00ebtimin tim n\u00eb arsim. Ishin vite shum\u00eb t\u00eb bukura. Takoj tani, ish nx\u00ebn\u00ebs nga gjimnazi, liceu, ose nga Akademia Pedagogjike e Zosimes\u00eb, ose edhe nga katedra e edukator\u00ebve t\u00eb Universitetit ku dhash\u00eb m\u00ebsim shum\u00eb vite ne katedr\u00ebn e Edukator\u00ebve p\u00ebr Kopshte dhe \u00c7erdhe. Nga kjo pik\u00ebpamje jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur. M\u00eb pas dometh\u00ebn\u00eb, se n\u00eb fillim m\u00eb mbeti qejfi q\u00eb nuk munda t\u00eb isha n\u00eb profesionin e lir\u00eb t\u00eb aplikacionit, u mora me m\u00ebsimdh\u00ebnie, tani nuk mund t\u00eb them se jam penduar.<\/li>\n<li>Dhereka \u2013 E pashmangshme, duhet q\u00eb t\u2019 ju ket\u00eb d\u00ebftuar p\u00ebr veten tuaj, procesi artistik, nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ju nuk e dinit. Sepse duke u mare me \u00e7do lloj arti, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij procesi zbulojm\u00eb edhe veten ton\u00eb.<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Po, sigurisht. Por, n\u00ebse do m\u00eb k\u00ebrkoni t\u2019 ju them, se \u00e7far\u00eb m\u00eb m\u00ebsoi e kam v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjem. E sigurt q\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim m\u00ebsova shum\u00eb. Konkretisht, se kush jan\u00eb ato, v\u00ebshtir\u00eb t\u2019 i p\u00ebrcaktoj, sepse nuk e di, n\u00ebse nuk do kisha ndjekur k\u00ebt\u00eb proces, \u00e7\u2019 \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb nuk do dija.<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00cbsht\u00eb e gjith\u00eb procedura, n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie n\u00eb kohen m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb dhe m\u00eb pak nga aplikacioni. Nuk kam qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb aq produktiv. Ndoshta se para se t\u00eb punoj p\u00ebr di\u00e7ka e mendoj gjat\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk duket. Po t\u00eb shikoj\u00eb dikush nj\u00eb vep\u00ebr timen, mund t\u00eb thot\u00eb, \u201ce \u00e7\u2019 \u00ebsht\u00eb kjo, edhe un\u00eb e b\u00ebj\u201d, por po ju them se ajo vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb pune t\u00eb lodhshme pas nj\u00eb t\u00eb menduari po aq t\u00eb lodhsh\u00ebm mbi k\u00ebto katror\u00eb. Ose si\u00e7 thot\u00eb miku poet Vasili, \u201cngush\u00ebllim i t\u00eb rreshtuarit t\u00eb nj\u00eb ngjyr\u00eb pran\u00eb nj\u00eb tjetre\u201d.<\/p>\n<ol>\n<li>Dhereka \u2013 U mor\u00ebt dhe me piktur\u00ebn kishtare, agiografin\u00eb. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, duket se ka nj\u00eb kontradikt\u00eb me aplikacionin, profesionin tuaj. Kontradikt\u00eb shpreh\u00ebse them.<\/li>\n<li>Papaspirou \u2013 Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ka! K\u00ebshtu duket n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb. Mes studimeve t\u00eb mia jam diplomuar dhe si restaurator dhe mir\u00ebmbajt\u00ebs i veprave t\u00eb artit gj\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn nuk u mora ve\u00e7an\u00ebrisht, nuk u mora fare hi\u00e7 do t\u00eb thoshja. Studiova tre vjet n\u00eb kolegjin Dhoksiadhi restaurimin dhe pastaj vajta p\u00ebr specializim n\u00eb Itali, p\u00ebr piktur\u00eb n\u00eb dru dhe p\u00ebr piktur\u00eb n\u00eb mushama. N\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, po e p\u00ebrs\u00ebris, u obligova fare pak. Ato studime p\u00ebrfshinin dhe agiografin\u00eb. N\u00eb at\u00eb q\u00eb si disiplin\u00eb e quanim, kopjim. E kufizonin ve\u00e7 tek agiografia. Q\u00eb t\u00eb jem i sinqert\u00eb n\u00eb fillim nuk m\u00eb t\u00ebrhoqi fare. Por n\u00eb vijim verifikova se sa pas dore \u00ebsht\u00eb len\u00eb Agiografia Bizantine. Konceptohet si shum\u00eb e stilizuar dhe artistikisht e varf\u00ebr. Por nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Atje mund t\u00eb zbulosh q\u00eb nga tendencat kubiste deri tek surealizmi n\u00eb arte. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb madhore, po ta vesh re. Tani natyrisht si\u00e7 kalon \u00e7do njeri, si\u00e7 kalova edhe un\u00eb nga agiografia q\u00eb b\u00ebja at\u00ebher\u00eb, (sepse u mora at\u00eb koh\u00eb, pikturova disa ikona p\u00ebr nj\u00eb kish\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Vasilit n\u00eb Bolonj\u00eb, si student at\u00ebher\u00eb. Nj\u00eb kish\u00ebz\u00eb q\u00eb u nd\u00ebrtua atje dhe kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb ekziston akoma) n\u00eb at\u00eb lagje, \u00e7uditej shoku im i dhom\u00ebs dhe i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje. N\u00eb tekstin q\u00eb shkroi, ish shoku i dhom\u00ebs tashm\u00eb, i referohej edhe se si shkrija boj\u00ebrat n\u00eb ikon\u00eb dhe se si pastaj merrja nj\u00eb vernik t\u00eb trash\u00eb dhe p\u00ebrpiqesha t\u2019 i unifikoja dhe se si pasi e realizoja k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, n\u00eb metrat katror\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00ebrkisnin p\u00ebr t\u00eb kaluar tek dora tjet\u00ebr m\u00eb duhej t\u00eb konsumoja gjysm\u00eb pakete duhani!<\/li>\n<\/ol>\n<p>&#8211; Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb! Jam pak i v\u00ebshtir\u00eb me intervistat. Ju jam mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb m\u00eb ftuat!<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga gazeta \u201cNeoi Agones\u201d, e premte 05, e shtun\u00eb 06, e diel 07 Korrik 2019, numri i fashikullit 6377 dhe 6378, Janin\u00eb.[\/vc_column_text][vc_gallery el_id=&#8221;gallery-119913&#8243; medias=&#8221;475&#8243; gutter_size=&#8221;3&#8243; screen_lg=&#8221;1000&#8243; screen_md=&#8221;600&#8243; screen_sm=&#8221;480&#8243; single_width=&#8221;12&#8243; single_overlay_opacity=&#8221;50&#8243; single_padding=&#8221;2&#8243;][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[vc_row][vc_column width=&#8221;1\/1&#8243;][vc_column_text] Intervistuar nga ANNA DHEREKA Bashk\u00ebbisedojm\u00eb me nj\u00eb krijues Janiniot, q\u00eb ka \u201cemigruar\u201d me zotin Spiro Papaspirou. Piktor dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[],"class_list":["post-693","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon n\u00eb \u201cTechnohoros\u201d - spirospapaspirou.gr<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon n\u00eb \u201cTechnohoros\u201d - spirospapaspirou.gr\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"[vc_row][vc_column width=&#8221;1\/1&#8243;][vc_column_text] Intervistuar nga ANNA DHEREKA Bashk\u00ebbisedojm\u00eb me nj\u00eb krijues Janiniot, q\u00eb ka \u201cemigruar\u201d me zotin Spiro Papaspirou. Piktor dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"spirospapaspirou.gr\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/people\/%ce%a3%cf%80%cf%85%cf%81%ce%bf%cf%82-%ce%a0%ce%b1%cf%80%ce%b1%cf%83%cf%80%cf%85%cf%81%ce%bf%cf%85\/100001248112382\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-13T06:21:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-06-13T06:23:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/wp-content\/uploads\/logo.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"335\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#\/schema\/person\/1639ef43f38fb1dd052485f9457a7f2a\"},\"headline\":\"Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon n\u00eb \u201cTechnohoros\u201d\",\"datePublished\":\"2020-06-13T06:21:09+00:00\",\"dateModified\":\"2020-06-13T06:23:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/\"},\"wordCount\":3286,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Uncategorized @sq\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/\",\"url\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/\",\"name\":\"Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon n\u00eb \u201cTechnohoros\u201d - spirospapaspirou.gr\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#website\"},\"datePublished\":\"2020-06-13T06:21:09+00:00\",\"dateModified\":\"2020-06-13T06:23:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/%ce%b1%cf%81%cf%87%ce%b9%ce%ba%ce%ae-%cf%83%ce%b5%ce%bb%ce%af%ce%b4%ce%b1\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon n\u00eb \u201cTechnohoros\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#website\",\"url\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/\",\"name\":\"spirospapaspirou.gr\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#organization\",\"name\":\"Spiros Papaspirou\",\"url\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/wp-content\/uploads\/logo.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/wp-content\/uploads\/logo.png\",\"width\":335,\"height\":100,\"caption\":\"Spiros Papaspirou\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/people\/\u03a3\u03c0\u03c5\u03c1\u03bf\u03c2-\u03a0\u03b1\u03c0\u03b1\u03c3\u03c0\u03c5\u03c1\u03bf\u03c5\/100001248112382\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#\/schema\/person\/1639ef43f38fb1dd052485f9457a7f2a\",\"name\":\"admin\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon n\u00eb \u201cTechnohoros\u201d - spirospapaspirou.gr","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon n\u00eb \u201cTechnohoros\u201d - spirospapaspirou.gr","og_description":"[vc_row][vc_column width=&#8221;1\/1&#8243;][vc_column_text] Intervistuar nga ANNA DHEREKA Bashk\u00ebbisedojm\u00eb me nj\u00eb krijues Janiniot, q\u00eb ka \u201cemigruar\u201d me zotin Spiro Papaspirou. Piktor dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/","og_site_name":"spirospapaspirou.gr","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/people\/%ce%a3%cf%80%cf%85%cf%81%ce%bf%cf%82-%ce%a0%ce%b1%cf%80%ce%b1%cf%83%cf%80%cf%85%cf%81%ce%bf%cf%85\/100001248112382","article_published_time":"2020-06-13T06:21:09+00:00","article_modified_time":"2020-06-13T06:23:07+00:00","og_image":[{"width":335,"height":100,"url":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/wp-content\/uploads\/logo.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#\/schema\/person\/1639ef43f38fb1dd052485f9457a7f2a"},"headline":"Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon n\u00eb \u201cTechnohoros\u201d","datePublished":"2020-06-13T06:21:09+00:00","dateModified":"2020-06-13T06:23:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/"},"wordCount":3286,"publisher":{"@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#organization"},"articleSection":["Uncategorized @sq"],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/","url":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/","name":"Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon n\u00eb \u201cTechnohoros\u201d - spirospapaspirou.gr","isPartOf":{"@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#website"},"datePublished":"2020-06-13T06:21:09+00:00","dateModified":"2020-06-13T06:23:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/piktori-janiniot-spiros-papaspirou-ekspozon-ne-technohoros\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/%ce%b1%cf%81%cf%87%ce%b9%ce%ba%ce%ae-%cf%83%ce%b5%ce%bb%ce%af%ce%b4%ce%b1\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Piktori Janiniot Spiros Papaspirou ekspozon n\u00eb \u201cTechnohoros\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#website","url":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/","name":"spirospapaspirou.gr","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#organization","name":"Spiros Papaspirou","url":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/wp-content\/uploads\/logo.png","contentUrl":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/wp-content\/uploads\/logo.png","width":335,"height":100,"caption":"Spiros Papaspirou"},"image":{"@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/people\/\u03a3\u03c0\u03c5\u03c1\u03bf\u03c2-\u03a0\u03b1\u03c0\u03b1\u03c3\u03c0\u03c5\u03c1\u03bf\u03c5\/100001248112382"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/#\/schema\/person\/1639ef43f38fb1dd052485f9457a7f2a","name":"admin"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/693","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=693"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/693\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=693"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=693"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/spirospapaspirou.gr\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=693"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}